I dyshuari shqiptar dyshohet se ka vjedhur laptopë dhe celularë, gjatë momentit që turistët dilnin jashtë hotelit. Sipas policisë spanjolle 24-vjeçari dyshohet se ka përdorur një kombinim të kartave të rreme për të hapur dyert e dhomave të hotelit.
Javën e kaluar, stafi i hotelit në Magaluf, kapi hajdutin por pas përplasjes, arriti të largohej. Por zhurma e shkaktuar gjatë vjedhjes, ka bërë që policia spanjolle ta dalloj në hotelin Clavia.
Gjatë kohës që policia mbërriti në vendngjarje, hajduti shqiptarë po përdorte çelsa të rremë për të hyrë në dhomat e hotelit, policia e ka arrestuar menjëherë. Gjatë kontrollit në banesë, shqiptarit i janë gjetur sendet që kishte vjedhur në hotel.
Shqiptari akuzohet për 50 vjedhje, por hetimet vazhdojnë për të gjetur më tepër fakte.

(Pajisjet e sekuestruara nga policia ku, 24 vjeçari i përdorte për të hapur dhomat e hoteleve dhe më pas për për të grabitur)
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com









