Mareglen Metushi, 33 vjeçari shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi tentoi të qëllonte një klient që nuk pagoi kokainën, por iu bllokua arma. Ai ishte në krye të bandës së trafikantëve që shisnin kokainë kryesisht në zonat Chietino dhe Lancianese.

Hetuesit i kishin vënë emrin 'Super Mario' pasi ashtu si protagonisti i videolojës së famshme të viteve 1980, edhe Metushi dilte çdo mëngjes me çantën e veglave, tuta blu dhe florinj, por në vend që të punonte (zyrtarisht ai merrej me rinovimin e ndërtesave), ai shiste drogë.

Metushi, i cili u arrestua para 2 netësh nga karabinierët italianë, tani duhet të vuajë 9 vjet e gjysmë burg për trafik droge, grabitje, krime të kryera midis 2014 dhe 2015. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte personazh shumë i zoti, që nuk e mbante kurrë drogën me vete, por e fshihte në pyll, nën tokë, dhe ishte i vëmendshëm ndaj lëvizjeve të tij dhe të bashkëpunëtorëve.

Operacioni për kapjen e tij nisi kur u arrestan 5 persona në zonën e Frentanos dhe u sekuestruan rreth 160 gram kokainë, e cila, ishte shumë e pastër. Hetimet nisën pasi një i varur nga droga denoncoi se kërcënohej nga furnitorët e tij pasi kishte 5 mijë euro borxh, kuota për disa doza kokaine.

Gjurmimi, ndjekja dhe përgjimet zbuluan ekzistencën e grupit.