Këngëtari i muzikës tallava "Mandi i Nishtullës", i njohur për këngën hit "Të ka lali shpirt" është ndaluar mbrëmjen e tre shkurtit nga policia.
Pëllumb Elmazi, emri i vërtetë i këngëtarit mësohet të jetë ndaluar nga forcat e policisë ndërkohë që drejtonte automjetin në gjendje të dehur në qytetin e Elbasanit.
Këngëtari mësohet ti ketë rezistuar forcave të policisë dhe kjo ka çuar në ndalimin e tij duke e dërguar në komisariat.
23-vjeçari Pëllumb Elmazi ndodhej në qytetin e Elbasanit pasi zotëron me qera një lokal nate në të cilin këndonte live.
*Lajmi u publikua në datën 3 shkurt dhe u përditësua sërish në datë 4 shkurt
Redaksia Online
(a.q/xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

"Mandi i Nishtullës" në pranga">