Valdrin Sylejmani, i njohur nga të gjithë si Princ Vali Korleone ëshët arrestuar nga policia për arëmbajtje pa leje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.
Atij i është caktuar paraburgimi prej 48 orësh sipas prokurorit Arben Kadriu.
Sipas mediave kosovare Vali Corleone kërkohej nga policia prej disa kohësh dhe më në fund policia ka mbërritur në gjurmët e tij, më pas për ta prangosur.
Ai sipas komandantit të policisë në Gjilan dyshohet për veprën penale "Shkaktim i Rrezikut të përgjithshëm” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Sipas Policisë së Gjilanit ai ka detyruar Genc Qamilin nga Pogarxha që të vendosë një granatë dore në një banjo të diskotekës “Stop” në Gjilan më 23 korrik të vitit 2013.
Pas punës së Policisë më 17 prill të vitit 2014 u arrit të identifikohej dhe të arrestohej personi i dyshuar për vendosjen e granatës, 22 vjeçari Genc Qamili, ndërsa më 23 prill të vitit 2014 u arrit të arrestohej edhe personi i dytë i përfshirë në vendosjen e granatës, Vali Corleone.
Hetimet nga policia në bashkëpunim me prokurorinë themelore në Gjilan janë në vazhdim e sipër, thuhet në njoftimin e policisë të nënshkruar nga komandanti Remzi Azemi.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com