Klement Çala

Gazetari i Report Tv Aldo Kozarja raporton se dje është shoqëruar edhe Eldi Çala, vëllai i Klement Çalës. Ky i fundit ka qenë në kërkim për grabitje të tjera të ndodhura, sërish me përfshirjen e Admir Muratajt. Dyshimet e policisë, janë se Çala nga arratia ka shfrytëzuar të afërmit e tij për të bërë pastrimin e parave të grabitura. Siç është një fasoneri në zonën e Bradasheshit, pronar i të cilës është vëllai i Klementit, Eldi Çala, dhe me ortak Merimando Sulën. Pas marrjes në pyetje. Eldi Çala është lënë i lirë nga autoritetet.

Edhe servisi ku u modifikua furgoni i grabitjes të cilit i është vendosur mbishkrimi "Hetimi Tatimor" ishte blerë pa kotratë noteriale nga Eldi Çala. Pronari i servisit është Gentjan Sharra i cili në dëshminë e tij në polici, ka deklaruar se prej 6 muajsh ja kishte shitur Eldi Çalës, por pa një kontratë noteriale.

Policia është duke hetuar për të zbuluar ligjshmërinë e aktivitetit të biznesit të Eldi Çalës dhe nëse burimi i parave është i justifikuar. Mësohet se prindërit e Klement Çalës kanë dhe një restorant në qendër të Elbasanit. 


Lajmi kryesor:

Ish-imami i arrestuar për terrorizëm nga amerikanët në Afganistan, një nga grabitësit e eurove në Rinas (Detajet+FOTO)