LEZHË- Është arrestuar mbrëmjen e sotme vëllai i ish-presidentit të skuadrës së Partizanit Paro Laçi për armëmbajtje pa leje.
I arrestuai është Ermal Laçi, i cili ka qenë i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe kanosje nga Policia e Durrësit, ndërsa gjykata i kishte vendosur masën e "arrest me burg" në mungesë.
Ish-presidenti i ekipit të Partizanit, Paro Laçi është i dënuar me 10 vjet burg nga drejtësia italiane për trafik lëndësh narkotike dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.
Në fillim të shkurtit të këtij viti Paro Laçi u ekstradua në Itali pasi Gjykata e Milanos me vendim e datës 9 prill 2011, e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg për veprat penale të sipërpërmendura.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ekstradohet Paro Laçi, i dënuar me 10 vite burg në Itali për drogë