
Mia, vajza 6-vjeçare nga Torino ka bërë një denoncim ndryshe nga ata të zakonshmit.
Ajo I ka shkruar një letër policisë italiane duke i kërkuar të arrestojnë koronavirusin sepse donte të takonte miqtë e saj.
“Policë dhe karabinierë, arrestojeni koronavirusin, sepse unë dua të kthehem për të luajtur me miqtë e mi.
Hera e fundit që dola për të shkuar në shkollë dhe në kurs ishte në muajin shkurt.
Faleminderit policëve dhe karabinierëve për atë që bëni”, shkruan vajza e vogël në letër.
Mia nuk është e vetmja vajzë që është bërë e famshme me letrën kushtuar policisë ose edhe vetë koronavirusit, kjo ka qenë një mënyrat më të përhapura të fëmijëve për të shprehur dëshirat e tyre në këto ditë karantinimi.
Lajmi kryesor:
Ulet numri i viktimave në 24 orët e fundit në Itali dhe i të infektuarve për të katërtën ditë radhazi, 3 mijë euro gjobë dhe 5 vite burg kush shkel masat!




