Arrestuan 233 trafikantë dhe shkatërruan 23 grupe kriminale, Mediat e huaja i bëjnë jehonë operacionit ‘Tempulli’

Arrestuan 233 trafikantë dhe shkatërruan 23 grupe kriminale, Mediat e huaja i bëjnë jehonë operacionit ‘Tempulli’

Mediat e huaja si Daily Mail, Associated Press dhe ABC News i kanë bërë jehonë aksionit “Tempulli” të policisë shqiptare të cilët janë në “gjueti” të trafikantëve të drogës. Ata kanë shkruar se policia shqiptare kishte raportuar të enjten për ndalimin e 233 personave, si pjesë e një operacioni mbarëkombëtar për të ndaluar trafikun e drogës në shkolla.

Ata kanë shkruar edhe për reagimet e Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, i cili ishte shprehur se rreth 3,000 oficerë kishin marrë pjesë në këtë operacion që synonte rreth 23 grupe kriminale që dyshoheshin se shpërndanin drogë si kanabis, kokainë, heroinë dhe ekstazi në mjediset e shkollës dhe universitetit.

“Prindërit dhe familjet shqiptare sot po vlerësojnë policinë e shtetit dhe gjithashtu presin punë sistematike kundër kriminelëve të çdo lloji”, tha Balla.

Ata shkruan se Shqipëria, e cila ka një vijë bregdetare të Detit Adriatik dhe kufij tokësorë me Greqinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, kishte pasur prej kohësh një reputacion si rruga kryesore evropiane e trafikut të drogës. Mediat kanë shkruar se e kanë konsideruar për një kohë të gjatë si qendër e profhimit të marijuanës.

Mediat e huaja kanë shkruar se qeveria e majtë e Partisë Socialiste kishte si synim shkatërrimin e bimëve të kanabisit, ku gjatë 2 viteve u shkatërruan miliona bimë me vlerë prej 7 miliardë eurosh.

Ata shkruan edhe për Drejtorin e Policisë, Muhamet Rrumbullaku, i cili kishte thënë se rreth 1500 persona ishin akuzuar për trafik droge për këtë vit.

“Pas ardhjes në pushtet në vitin 2013, qeveria e majtë e Partisë Socialiste e kryeministrit Edi Rama vuri si synim shkatërrimin e bimëve të kanabisit. Gjatë dy viteve të ardhshme, ajo shkatërroi miliona bimë kanabisi me një vlerë tregu prej 7 miliardë eurosh (8.5 miliardë dollarë), më shumë se dy të tretat e prodhimit të brendshëm bruto vjetor të vendit në atë kohë. Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku tha të enjten se rreth 1500 persona janë akuzuar për trafik droge deri më tani këtë vit dhe janë sekuestruar qindra mijëra bimë kanabisi”, kanë shkruar mediat e huaja.

S.S/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim