Arrihet marrëveshja, bashkohen 
partitë shqiptare në Malin e Zi

Historike! Më në fund partitë politike shqiptare në Malin e Zi janë bërë bashkë, duke formuar një koalicion të gjerë. Tre partitë shqiptare, Forca e Re Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Alternativa Shqiptare, kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
 
Nëpërmjet këtij koalicioni, që përfshin tre partitë kryesore shqiptare të Malit të Zi, garantohet fuqizimi i faktorit politik shqiptar në vend duke mundësuar më shumë ndikimin në vendimmarrje dhe në jetën politike të Malit të Zi.
 
Koalicioni i përbërë nga tre forcat më të mëdha politike, në përbërje të së cilës bashkohen dy deputetë shqiptar, kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit dhe Kryetari i Komunës së Ulqinit, synon një strategji afatgjatë e cila ka për qëllim vendosjen e interesave kombëtare mbi ato personal.
 
Për shumë vite përçarjet politike dhe ndasitë personale kanë bërë që fragmentizimi i votës së shqiptarëve në Malin e Zi të dëmtojë vetë faktorin shqiptar në vend, duke e dobësuar atë ndjeshëm e mandej shkaktuar humbjen e mandateve politike çka ka sjellur pasoja të rënda për komunitetin shqiptar.
 
Ndaj, bashkimi i votave të shqiptarëve sot, është më i mundur se kurrë si një parakusht për sigurimin e më shumë ndikimi në interes të të drejtave shqiptare dhe kauzave të tyre.
 
Përfaqësuesit e Forcës, UDSh-së dhe ASh-së përsërisin thirrjen e tyre drejtuar aktorëve dhe faktorëve të tjerë politik shqiptar brenda dhe jashtë vendit që për hir të interesit kombëtar, të bashkojnë forcat, dhe të bëhen pjesë e këtij koalicioni të madh të shqiptarëve të Malit të Zi.

mali zi
mali zi
(Arrihet marrëveshja, shqiptarët e Malit të Zi bëhen bashkë)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Rudina Dembacaj bëri ndryshimin drastik në pamje, miqtë nuk janë dakord?

Rudina Dembacaj bëri ndryshimin drastik në pamje, miqtë nuk janë dakord?