Marrëveshja u arrit pas shtatë orë bisedimesh mes palëve të të ashtuquajturit "grupi i kontaktit", i përbërë nga OSBE-ja, Moska, Kievi dhe separatistët për zgjidhjen e krizës në Ukrainë.
"Firmosëm një memorandum", deklaroi për median i dërguari i Kievit, ish-presidenti Leonid Kuchma.
"Dokumenti duhet të çojë në krijimin e një zone të sigurisë së lartë", deklaroi nga ana e tij lideri separatist, Igor Plotnitski.
Sidoqoftë, siguria në rajonin e lindjes së Ukrainës mbetet ende e brishtë./ATSH/