Arrihet marrëveshja për Moratën,
Chelsea gati të paguaj 80 milionë €

Arrihet marrëveshja për Moratën,<br />Chelsea gati të paguaj 80 milionë €
Kampionët e Anglisë duket se kanë arritur marrëveshjen me Realin e Madrid për transferimin e sulmuesit, Alvaro Morata.

“Chelsea dhe Real Madrid kanë arritur një marrëveshje për transfertën e Alvaro Morata drejt Stamford Bridge”, shkruajnë mediat angleze, duke shtuar se informacioni tashmë është konfirmuar edhe nga Real Madrid.

Kalimi i 24- vjeçarit në “Stamford Bridge” raportohet se do t’i kushtojë kampionëve të Anglisë 80 milionë euro.

Morata do të largohet nga SHBA-ja, ku skuadra spanjolle është në fazën përgatitore , për t’u bashkuar në Londër me ekipin e ri.

Mediat britanike raportojnë se Chelsea i ka ofruar një kontratë pesë vjeçare sulmuesit, me një rrogë javore prej 170 mijë eurosh.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën