Arrihet marrëveshja për qeverinë teknike në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev pritet të dorëhiqet nesër

Arrihet marrëveshja për qeverinë teknike në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev pritet të dorëhiqet nesër

LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja kanë arritur marrëveshje për ministrin teknik për Punë të Brendshme. Naqe Çulev është propozimi i VMRO-DPMNE-së. Pas konsultimeve telefonike me Kryeministrin Zaev dhe liderin e BDI-së Ahmetin, nga opozita kanë njoftuar se Çulev është një kandidat mbipartiak.

Me këtë kompletohet përbërja e Qeverisë Teknike që duhet t’i zbatojë zgjedhjet e 12 Prillit. Lideri i opozitës Mickoski, tha sot se detyra e ministrit të ri të Brendshëm do të jetë të sigurojë ambient demokratik për zgjedhje, por edhe, siç u shpreh, të nxjerrë në dritë të “palarat” e Kryeministrit Zaev dhe qeverisë.

“Të sigurohen kushte për zgjedhje parlamentare fer dhe demokratike, të krijojë staf të personave me të cilët do të bashkëpunojë, dhe pastaj tërë të “palarat” e Zaevit dhe Spasovskit  t`i nxjerrë në publik”.

Sipas paralajmërimeve, nesër Kryeministri Zoran Zaev do të dorëhiqet, kurse Presidenti i vendit Stevo Pendarovski duhet t`ia besojë mandatin Oliver Spasovskit, i cili u emërua Kryeministër teknik i qeverisë kalimtare që duhet t`i organizojë zgjedhjet e 12 Prillit. Parlamenti nesër deri në mesnatë pritet të votojë Qeverinë Teknike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Vëllezërve Duka i gjejnë në magazinën e lokalit armë zjarri të dëmtuara e 6 silenciatorë

Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Vëllezërve Duka i gjejnë në magazinën e lokalit armë zjarri të dëmtuara e 6 silenciatorë