Të burgosurit do të punësohen në fasoneri, rroga nis nga 30 mijë lekë

TIRANË- Të burgosurit shqiptarë do të punësohen në sektorin e fasonerisë. ReportTv ka siguruar marveshjen e firmosur midis drejtorisë së burgjeve dhe sektorit fason, ku për 6 muaj kompanitë do t'i kenë ambjentet pa qira e më pas do t'i nënshtrohen kontratave.

Ndërkohë për të burgosurit përfitimet do të jenë sipas Kodit të Punës me pagesë dhe kontrata idividuale me çdo të dënuar.

Kyr projekt sipas burimeve për Report Tv pritet fillimisht të punësojë mbi 100 të dënuar të cilët veç rehabilitimit do të kenë edhe përfitimin financiar.

Të burgosurit do të prodhojnë produkte duke punuar brenda ambjenteve të burgjeve ku do të jenë nën mbikqyrje të forcave të sigurisë.

Këto janë disa nga rregullat e punës sipas marrëveshjes siguruar nga ReportTv ku të burgosurit do të kenë paga minimale jo më të vogël se 30 mijë lekë të reja.

“Marrëdhëniet e punës rregullohen, sipas dispozitave ligjore në fuqi që rregullojnë përfitimet nga sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe rregullat e sigurimit teknik në punë. Paga mujore e të burgosurve të punësuar rregullohet sipas dispozitave të parashikuara në Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë dhe aktet nënligjore për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi” - thuhet në dokument.

Në rast se një i burgosur transferohet nga një IEVP në tjetrën brenda sistemit penitenciar shqiptarë ai ka të drejtë të vazhdojë kontratën e punës, vetëm atëherë kur është e pamundur teknikisht, kjo marveshje në fuqi nga sot është pa afat dhe sipas burgjeve do të ndikojë për mirë tek çdo i dënuar.

Pamje nga momenti i nënshkrimit të memorandumit

Memorandiumi i bashkëpunimit

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bedri: 26/01/2021 09:11

    Po shume mire ata qe rrijne si njerez dhe nuk perfundojne burgjeve le te rrine pa pune. Me taksat tona mbahen neper burgje, tani dhe punen ta marrin, te votojne dhe na rrofte e motra e burrit

    Përgjigju
  • punetori: 25/01/2021 18:21

    dmth kush nuk gjen pune e qahet per kete gje mjafton te bej nje krim dhe e ka te sigurte te hengren te fjeturen dhe punen ....keshtu qe o burra kush do pune te filloje te vjedhi deri sa ta kapin se nuk ngel thate o koke cojini burgaxhinjte te pastrojne kanalet kulluese te pastrojne plazhet rruget sheshet e tregjeve neper qytete e keshtu kursen lek bashkija qe jep tender per te pastruar qytetin.po i mbajme me buke ...atehere veri te punojne ku ka nevoje e rrogen ta enderrojne.ne kete menyre konkurrenca do behet e ashper per fasonet kush te mari punen e burgaxhinjve ,,,dmth do plasi korrupsioni

    Përgjigju
    • Tirona: 25/01/2021 18:46

      Punetor! jam dakort me komentin tuaj , nje koment pak a shume te tille kam bere dhe une , por si gjithmone redaksia nuk i pashqyron.Me e keqja eshte se keta biznese private qe hapen brenda burgut do te shkelin te drejtat e njeriut sepse do ti shfrytezojne te burgosurit si shkllever te cilat do te sjellin shume probleme midis te burgosurve , pronareve te bizneseve dhe shtetit.Eshte e pa tolerushme shtrirja e biznesit privat neper burgje. Qeveria duhet ta pezulloje kete mareveshje .....

  • Alif matraku: 25/01/2021 17:16

    Qeka bo me hy nburg me fillu pun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet