Në momentin që në protestë mbërriti Lulzim Basha pati disa shkëmbime verbale dhe tension mes protestuesve. Situata nuk ishte e qartë por sipas informacioneve mësohet se ovacionet erdhën nga disa të rinj, tifozë të ekipit të futbollit të Tiranës, që kundërshtuan me gishtin poshtë ardhjen e Lulzim Bashës.

Në drejtim të tij u hodh edhe një shishe, por personat që ishin pranë tij ndërhyn duke mos e lejuar që ta kapë. Pra ovacionet erdhën nga një grup që ka mbështetur artistët gjatë protestës së djeshme. Në momentin e tensionimit të situatës ndërhyri Robert Budina duke u drejtuar protestuesve "Mos bini pre e provokimeve".


Lajmi kryesor:

Mbi 2 orë tubim! "Yyyyy", thirrje kundër Bashës, artistët përjashtuan opozitën nga podiumi! Budina: Të mërkurën protesta e radhës