Arrin kontigjenti i parë i vaksinave të AstraZeneca në Maqedoninë e Veriut, nëpërmjet mekanizmit të COVAX

Arrin kontigjenti i parë i vaksinave të AstraZeneca në Maqedoninë e Veriut, nëpërmjet mekanizmit të COVAX

Maqedonia e Veriut ka marrë sot dërgesat e para të vaksinave të siguruara nëpërmjet mekanizmit COVAX. Ditën e sotme kanë arritur 24.000 doza të AstraZeneca. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se imunizimi me këtë doza të vaksinave do të fillojë të mërkurën, duke bërë që të zgjerohet edhe grupi I të vaksinuarve pasi deri tani janë vaksinuar vetëm personeli shëndetësor.

"Me këtë dërgesë, do të imunizohen të sëmurët kronik dhe personat mbi 75 vjeç. Vaksinimi do të kryhet në qendrat shëndetësore. Në muajin prill pritet të arrijë dhe pjesa tjerë prej 76.000 dozave të vaksinave AstraZeneca”, ka deklaruar ministri Filipçe, i cili doli në aeroportin e Shkupit për të pritur mbërritjen e kontingjentit të vaksinave.

Në vend deri më tani janë vaksinuar 6.940 persona, kryesisht punonjës shëndetësorë. Maqedonia e Veriut deri më tani ka arritur të sigurojë nga Rusia tremijë vaksina Sputnik V dhe tetëmijë vaksina të kompanisë Pfizer/BionTech, si donacion nga Serbia. Autoritetet serbe së fundmi kanë dhuruar edhe 100 doza të vaksinës Astra Zeneca për vaksinimin e gazetarëve, ndërsa që mijëra qytetarë të shtunën dhe të dielën u janë përgjigjur thirrjes së autoriteteve serbe për t’u vaksinuar falas, pasi më parë ishin regjistruar në sistemin elektronik serb për imunizim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës