Arrin në 38 numri i të vdekurve nga tragjedia në një diskotekë të Bukureshtit

 /ATSH-AFP/ - Gjashtë persona të plagosur si pasojë e zjarrit që përfshiu një diskotekë në Bukuresht, një javë më parë humbën jetën, duke e çuar bilancin zyrtar në 38 të vdekur.
"Dy të plagosur, një me kombësi rumune dhe tjetri me kombësi italiane, humbën jetën në Holandë, ku ishin transferuar një ditë më parë për të marrë kujdesin shëndetësor të nevojshëm", njoftoi kryeministri i përkohshëm, Sorin Campeanu në një konferencë shtypi.
"Katër persona të tjerë, të plagosur rëndë dhe që vuanin nga probleme me frymëmarrjen, nuk iu mbijetuan plagëve të rënda, në spitalet e Bukureshtit", sipas sekretarit të Shtetit, Raed Arafat.
"Rreth 100 persona, kryesisht të rinj vazhdojnë të jenë të shtruar në spital, 48 prej të cilëve në gjendje të rëndë", sipas qeverisë.
Ky aksident shkaktoi një lëvizje protestash të pazakonta në vend kundër klasës politike.
Kryeministri socialdemokrat, Victor Ponta, në presion që prej disa muajsh për shkak të akuzave për korrupsion, dha dorëheqjen të mërkurën.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social