Bosnje dhe Hercegovina ka regjistruar edhe një tjetër vdekje nga infeksioni i koronavirusit.
Bëhet fjalë për një burrë tetëdhjetë e një vjeç, i cili ka pasur edhe sëmundje tjera.
Kjo është vdekja e 26-të në entitetin e Republikës Serbe, dhe e 60-ta në Bosnje dhe Hercegovinë.
Autoritetet në Bosnje dhe Hercegovinë kanë njoftuar se deri më tani, 1516 njerëz janë infektuar me koronavirusin e ri ndërsa 624 janë shëruar.
Klinika Infektive e Kosovës, ka njoftuar se një pacient me COVID-19 është në gjendje kritike. Mjekja, Sadije Namani, ka njoftuar se pacienti është duke u trajtuar me ventilim mekanik.
Nga 57 rastet që janë të shtruar në këtë klinikë, sipas saj, 55 raste janë me COVID-19. Prej tyre, 45 raste janë në gjendje stabile, ndërsa 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 763 raste me koronavirusin e ri, 21 persona kanë vdekur ndërsa 166 janë shëruar.