Të shtunën në orën 17:00 luhet java e parafundit e Superligës, me Partizanin që luan kundër Kastriotit dhe objektiv ka Kupat e Europës. Në rast fitoreje të kuqtë e Mehmetit do siguronin vendin e tretë, por këtë herë duhet t’ia dalin pa tifozët, të cilët janë dënuar nga Komisioni i Disiplinës. Thikë me dy presa është Kastrioti që prej javësh ka arritur objektivin e mbijetesës.
“Të tilla skuadra që luftojnë për një objektiv siç jemi ne dhe Kastrioti që nuk ka asgjë për të humbur luajnë pa presion. Për këtë arsye futbolli është gjithmonë i paparishikueshëm, duke mos luajtur pa presion. Ndoshta edhe mund të na dëmtojë,”-u shpreh Dritan Mehmeti, trajner i Partizanit.
“Ekipi është i motivuar për këtë ndeshje pavarësisht se ne i kemi arritur objektivat 5 javë më parë. Stafi ka vendosur që të aktivizojë të rinjtë. Siç na kanë ndihmuar ata ne kur luajtëm e kundërta do ndodhë tani. Shpresoj të dalim faqe bardhë,”-deklaroi Adolf Selmani, futbollist i Kastriotit.
Rivali i të kuqve është Vllaznia, që këtë javë emëroi Mirel Josen si trajner. Shkodranët presin Egnatian në ‘Loro Boriçi’.
“Do mundohem që ndeshjen e parë ta kemi me disa ndryshime që s’kanë të bëjnë me personat, por me mënyrën e lojës dhe si interpretohet kjo lojë,”-tha Mirel Josa, trajner i Vllaznisë.
Tre ndeshjet e tjera që luhen në orën 17:00 janë Dinamo-Tirana, Kukësi-Skënderbeu dhe Teuta-Laçi.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49.1%
-
Jam i/e dyzuar
11.4%
Vota total: 11323
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kategoria e Parë/ Vora dhe Flamurtari bëjnë detyrën dhe qëndrojnë në krye, tri pikë për Lushnjën
15 Shkurt, 15:58
-
Superliga/ Egnatia mposht 2-0 Partizanin dhe 'arratiset' në krye, Dinamo e Vllaznia pa gola mes tre të kuqve! Bylis 1-1 AF Elbasani
15 Shkurt, 15:36
-
Komisioni i Disiplinës/ Përplasjet mes tifozëve në derbin e kryeqytetit dhe 7 kartonat e kuq, Partizani gjobitet me 100 mijë lekë, Tirana me 50 mijë lekë
14 Shkurt, 17:37
-
Dhjetë ndeshje këtë sezon, Partizani rinovon me mesfushorin korçar
13 Shkurt, 13:31
-
Dhuna në derbin e kryeqytetit, FSHF: Përgjegjëse policia, s'është hera e parë që nuk bashkëpunojnë! Mund të pezullojmë garat
10 Shkurt, 18:36
-
Tiranë/ Sherri në derbin e kryeqytetit, nën hetim Sekretari i Përgjithshëm i Partizanit dhe delegati i FSHF-së! 3 tifozë të arrestuar dhe 5 nën akuzë (EMRAT)
10 Shkurt, 09:12
-
Partizani dhe Tirana barazojnë 1-1! Derbi nisi me sherr në tribuna dhe u mbyll me dhunë e shtatë kartona të kuq në fushë! Fitojnë Egnatia e Vllaznia, dorëhiqet Nevil Dede
9 Shkurt, 19:01
-
Derbi i kryeqytetit/ Shtyhet me 30 minuta Partizani-Tirana te ‘Arena e Demave’! Sherr me shkopinj, tifozët zihen para ndeshjes! Shoqërohen dy ultras të 'Të Kuqve' (VIDEO)
9 Shkurt, 13:25
-
Kategoria e Parë 'eklipson' elitën, Flamurtari mposht Besën mes 4 mijë tifozëve! Vora 'shuplakë' Erzenit për kreun, rezultatet e javës së 22
8 Shkurt, 15:27
-
Derbi kundër Tiranës në 'Arenën e Demave', Veselinovic: Partizani i prekur nga virozat, stadiumi s'ndikon në futbollin modern
8 Shkurt, 14:41
-
Përballja me AF Elbasanin, Egnatia ka pesë mungesa! Tetova: Pa presion, kërkojmë sërish kampionatin dhe Kupën
7 Shkurt, 15:33
-
Superliga/ Java e 24-t në dy ditë, derbi Partizani - Tirana në 'Arenën e Demave'
7 Shkurt, 12:37