Arritja e peshës ideale?
Tashmë qëllimi i gjithkujt

Arritja e peshës ideale?<br />Tashmë qëllimi i gjithkujt
Nuk ekzistojnë barna a tableta të mirëfillta për dobësim; në vend të tyre ka produkte që heqin oreksin ( më shpesh janë të grupit të amfetaminës) ose që lehtësojnë largimin e ujit nga indet
Çfarë fshehin tabletat natyrale për dobësim?

“Ja tableta magjike që ju dobëson; heq dhjamin e tepërt gjatë kohës që ju flini, pa aktivitet fizik stresues ose dieta hipokalorike” Me siguri doni të dini kush është, ku mund ta blini, si ta përdorni. Epo, përgjigjja e këtyre pyetjeve nuk është ajo që me siguri doni të dëgjoni. FDA, organizmi më i lartë kontrollues i tregut të barnave dhe ushqimeve në SHBA, nxjerr alarmin dhe shpjegon: Tableta dhe integratorë të tillë nuk ekzistojnë, nuk i duhet besuar publicitetit që premton gjithë këto rezultate, por mbi të gjitha duhet treguar kujdes për përmbajtjen e këtyre çajrave a tabletave, shpesh të reklamuara si ‘bimore’.
FDA shpjegon se këto produkte nuk janë integratorë ushqyes të ligjshëm. Janë në fakt disa barna shumë të fuqishme të maskuar nga produkte natyrale ose ‘me bazë bimore’ dhe përbëjnë rrezik për shëndetin e konsumatorëve të shumtë: fatkeqësisht nuk janë të pakta rastet që kanë çuar në vdekje. Në disa produkte të tilla, të shitura si integratorë, janë zbuluar substanca të dëmshme të fshehura, përfshi lëndë të ndaluara për ndikimin në presionin e gjakut ose akoma të pa aprovuara nga Shtetet e Bashkuara. Problemi i vërtetë është se këto produkte është shumë vështirë të identifikohen e shiten jo vetëm në dyqane jo të përshtatshme, por edhe në internet. Për këtë FDA u ka bërë një apel konsumatorëve në të gjithë botën që të jenë të kujdesshëm e të zgjedhin produktet e duhura e nën udhëheqjen mjekësore.
Është e rëndësishme të theksohet se jo çdo integrator për dobësim përbën një rrezik, por duhet të mësojmë të bëjmë dallimin e të jemi të sigurt që nuk kanë efekte anësore. Nëse këtë gjë nuk mësojmë ta bëjmë vetë, atëherë këshillohet medoemos të kontaktohet një mjek ose dietolog për të verifikuar elementët përbërës të produktit. Vetëm specialistët mund të dallojnë informacionet e vërteta nga ato të rreme e duhet t’i vini në dijeni për efekte a shqetësime që mendoni se mund të jenë të lidhura me përdorimin e integratorëve. Kuptohet që barnat e mirëfillta për dobësim duhet të përdoren vetëm me përshkrim dhe nën kontroll mjekësor.
Tabletat për dobësim, pyetjet më të shpeshta
Cilat janë tabletat dobësuese të përdorura më shpesh për të rënë në peshë shpejt?
Ta theksojmë, NUK ekzistojnë barna a tableta të mirëfillta për dobësim; në vend të tyre ekzitojnë produkte që heqin oreksin ( më shpesh janë të grupit të amfetaminës) ose që lehtësojnë largimin e ujit nga indet.
Është e këshillueshme të përdorësh tableta për dobësim pa përshkrim a konsultë mjekësore?
Jo! Është e rrezikshme të përdorësh një produkt që thjesht i ka dhënë efekt një personi tjetër: ai mund t’ju japë efekte të padëshiruara e madje t’ju dëmtojë. Në fakt, janë të shumta shtetet, që si Italia. kanë penguar përdorimin e shumë produkteve të tilla me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë.
Disa medikamente që në kontakt me mukozën e zorrëve pësojnë një zgjerim fizik janë të dobishme për të zvogëluar oreksin?
Po. Barna të tilla japin një efekt ngopjeje çka e zvogëlon oreksin, por as këta të fundit nuk janë pa rreziqe e shpesh shkaktojnë shqetësime të traktit gastro-intestinal. Për këto arsye duhet të përdoren vetëm nën udhëzimin e mjekun e nën kontroll.
Mund të përdoren për kohë të gjatë, por nën kontroll mjekësor?
Po, gjithsesi koha e mënyra gjithmonë nën udhëzimin e mjekut.
Nëse përdoren për kohë të gjatë tentojnë ta humbasin efektin?
Po, trupi ambjentohet lehtë.
A mund të vazhdohet një dietë normale, gjatë kohës që përdoret një medikament cilësor i këtij tipi tillë?
Jo, nëse sasia e kalorive që merren gjatë ditës nuk zvogëlohet atëherë rënia në peshë nuk është e mundur. Të gjitha këto substanca ndikojnë në ndjenjën e urisë së individit, pra dobësimin nuk e bën të mundur vetë bari, por thjesht zvogëlimi i sasisë së kalorive.
Si mund të kontrollohet obeziteti?
Zbulimi i substancave dobësuese si fenfluramina, dexfenfluramina dhe phentemina kanë revolucionarizuar konceptin e këtyre tabletave dhe përdorimin e tyre. Pjesa më e madhe e këtyre tabletave vepron duke rritur nivelin e serotoninës në tru. Serotonina është një neurotransmetues (lëndë që realizon ‘komunikimin’ në tru) që lidhet me humorin, urinë dhe ngopjen. Me kalimin e kohës, këto lëndë kanë premisa të përfshihen gjithmonë e më shumë në jetën e njerëzve obezë ose mbipeshë, duke siguruar një dobësim të shpejtë, por gjithmonë në bashkëpunim me ushyerjen e duhur dhe aktivitetin fizik.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza