Autoritetit Rrugor Shqiptar njofton se në kuadër të projektit të Bankës Botërore, kanë përfunduar ndërhyrjet rehabilituese në katër rrethrrotullimet përgjatë segmentit rrugor Rrogozhinë – Lushnje, duke shtuar më tepër sigurinë rrugore për të gjithë përdoruesit e këtij aksi.
Ndërhyrjet rehabilituese, prekën katër rrethrrotullimet, përkatësisht atë të Çermës, Gërmenjit, Plugut dhe Savërit.
Siç bëhet me dije nga ARRSH, në të katër këto pikat është realizuar riveshja me tapet asfaltik, sistemi i ndriçimit, instalimi dhe riaprimi i guardrailave, delineatorëve dhe reflektorëve.
Segmenti rrugor Rrogozhinë – Lushnje, pjesë e rëndësishme e aksit që të çon në Jug të vendit është një ndër akset ku ka një qarkullim të dendur të automjeteve si dhe kryqëzime me rrugët dytësore që e lidhin atë me zonat e banuara.
Ndërhyrja në këto katër rrethrrotullimet rrit elementët e sigurisë në këtë aks duke ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës kryesisht gjatë orëve të natës.
Muajt e fundit, bazuar në projektin e Bankës Botërore “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore bazuar në rezultate”, ARRSH ka kryer ndërhyrje rehabilituese në disa akse me lëvizshmëri të lartë, si në aksin Tiranë-Ndroq-Plepa, në segmenti që kalon përmes Qafës së Llogarasë, apo segmentit rrugor për në Qafë Thanë. Në ditët e ardhshme do të ndërhyhet edhe në akse të tjera, të cilat kanë një frekuentim të lartë nga qytetarët, më qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Sondazhi i ditës:
16 Nëntor, 09:13
Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59%
-
Të gabuar
34.9%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 3148
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Renditja/ Besa dhe Flamurtari barazojnë 0-0, plas grushti mes tifozëve në 'Arena Egnatia'! Dy skuadra bashkëkryesojnë Kategorinë e Parë
5 Nëntor, 15:53
-
Vijojnë punimet për rindërtimin e aksit Kombinat-Ndroq-Plepa, Rama: I shërben Shqipërisë Turistike
28 Tetor, 16:57
-
Ish- kreu i ARRSH Evis Berberi mbetet në burg, Gjykata e Lartë i rrëzon rekursin
17 Tetor, 15:42
-
Zyrtare/ Mbrojtësi i Kombëtares, Frederik Veseli firmos me Egnatian
15 Tetor, 10:57
-
Unaza e Madhe e Tiranës do përfundojë brenda 2024-ës, në lotin e 6- të shpejtësia deri 140 km/orë
14 Tetor, 17:53
-
Akuzohen se abuzuan me fondet e rindërtimit, 3 nga 5 zyrtarët e bashkisë Rrogozhinë mbeten në 'arrest me burg', 2 lirohen
2 Tetor, 09:31
-
Durrës/ 78 kasolle derrash i vlerësuan si banesa! Zbardhen emrat e 5 zyrtarëve të Rrogozhinës! 353 mln lekë dëm shtetit
1 Tetor, 10:10
-
Abuzuan me fondet e rindërtimit, arrestohen 5 punonjës të Bashkisë Rrogozhinë! Dhanë dëmshpërblim për 78 banesa që ishin kasolle! Nën hetim edhe qytetarët përfitues
30 Shtator, 18:15
-
Egnatia - Partizani hap sot javën e shtatë, Superliga në tre ditë! Veselinovic: Ekipi s'më përgjigjet në disa raste
27 Shtator, 12:14
-
Në janar nis Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut/ 200 punonjës nga 4 agjenci monitorojnë 200 km e para në vend
5 Shtator, 15:15
-
Rruga e Komanit katastrofë! Massafra thirrje Qeverisë: Investoni sa më parë, jeta e mijëra banorë e turistëve në rrezik
30 Gusht, 16:15
-
Zyrtare/ Egnatia fiton duelin me Partizanin, afron në ekip mesfushorin e Kombëtares
30 Gusht, 15:36