Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Elbasan-Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, po vijojnë me ritme të larta, ndërsa realizimi fizik i projektit ka arritur në 87%.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shprehet se ecuria e punimeve në këtë kantier tregon një progres të rëndësishëm, duke garantuar realizimin në kohë të objektivave të parashikuara për këtë projekt.
“Vijon me ritme të larta puna në 6 fazat e para të rrugës Elbasan–Rrogozhinë. Aktualisht, po punohet intensivisht për realizimin e shtresave asfaltike në rreth 15 km të segmentit, ndërsa realizimi fizik i përgjithshëm ka arritur në 87%.
Në Elbasan–Papërr, Faza 3 po punohet për realizimin e shtresave asfaltike në veprat e artit të mëdha, konkretisht në dy ura, ndërkohë që janë drejt përfundimit edhe punimet e mbistrukturës në dy urat e tjera
Ecuria e punimeve në këtë kantier tregon një progres të rëndësishëm, i cili është drejt përfundimit, duke garantuar realizimin në kohë të objektivave të parashikuara për këtë vepër të rëndësishme infrastrukturore”, shkruan Rama.









Komente
Komento