Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City

Trofeu i Champions League

Champions League luan sot aktin e dytë me formatin e ri. Këtë të martë zhvillohen nëntë ndeshjet e para, me big-ët e Evropës që zbresin në fushë. Gjithçka nis në orën 18:45 me dy duele. Salzburg kërkon të harrojë humbjen e javës së parë kundër Spartës dhe për ta bërë këtë do duhet që të fitojë në shtëpi kundër Brest. Ndërkohë që Stuttgart luan pikërisht kundër Spartës së Pragës.

Në orën 21:00 janë shtatë takime. Arsenal luan kundër PSG-së. Anglezët barazuan në Itali me Atalantën, ndërsa PSG mposhti Gironan me fat në raundin e parë. Interesante ndeshja në Leverkusen, me kampionët e Gjermanisë që presin Milanin. Nëse "Aspirinat" fituan ndeshjen e parë kundër Feyenoord, Milani u mposht në shtëpi nga Liverpooli dhe është koha për autokritikë pas dy ndeshjeve të fundit shumë të mira në kampionat.

Barcelona duhet të sigurojë tri pikët e para në këtë event, pasi javën e parë u mposht në Monaco 2-1. Katalanasit kanë përballë Young Boys. Nga ana tjetër, Interi, pas barazimit 1-1 kundër Man. Cityt pret në "Meazza" Yllin e Kuq të Beogradit. Manchester City ka një transfertë të lehtë në letër. Në Sllovaki ata përballen kundër Slovan Bratislavës.

Kujtojmë që këtë sezon Champions League përbëhet nga një grup i vetëm me 36 skuadra dhe një renditje të përbashkët. Në fund të tetë takimeve (katër në shtëpi dhe katër jashtë), tetë skuadrat e renditura të parat kalojnë në fazën tjetër, ndërsa ato nga vendi 9-24 do luajnë play-off.

Champions League, raundi 2:

18:45

Salzburg - Brest

Stuttgart - Sparta Praga

21:00

Arsenal - PSG

Barcelona - Young Boys

Bayer Leverkusen - Milan

Dortmund - Celtic

Inter - Crvena zvezda

PSV - Sporting Lisbone

Slovan Bratislava - Manchester City

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:26
Ndeshja e Champions League, Simone Inzaghi: Klubi më kërkoi mos flas për ultrasit, duhet kujdes ndaj Crvena zvedzas


Interi do të përballet sot në 21:00 me Crvena zvezdën në Ligën e Kampioneve, me zikaltërit që do të kërkojnë fitoren e parë në këtë kompeticion, pas barazimit me Manchester Cityn.

Trajneri Simone Inzaghi, kërkoi kujdes nga skuadra e tij, duke thënë se ekipi serb mund të hapë probleme.

Ai dribloi pyetjen në lidhje me arrestimet e ultrasve të Interit, që akuzohen se kanë bërë biznes me biletat e marra nga klubi. Inzaghi deklaroi se klubi i kishte thënë që të mos fliste për këtë temë.

“Duhet të jemi të kujdesshëm, sepse Crvena Zvezda është një ekip i mirë që po bën mirë në kampionat. Do të jetë një ndeshje me rreziqe dhe na duhet ta menaxhojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Interi duhet t’i japë vazhdimësi paraqitjeve në këtë moment. Përqendrimi është një element shumë i rëndësishëm dhe ne kemi parimet tona për të bërë mirë.

Ultrasit? Po bëhet një hetim. Klubi na tha që të mos flasim asgjë për këtë.”, deklaroi Inzaghi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?