Stavro Pilo po shndërrohet në një makth për ekipet prestigjoze të Evropës. Pasi i shënoi Manchester City-t në Champions League, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, i ka realizuar sonte edhe Real Madrid në ndeshjen e katërt në grup.
Pilo, i cili si gjithmonë zbriti si titullar në fushë, dërgoi topin në rrjetë në minutën e 75 kundër ‘galaktikëve’. 25-vjeçari i dha përkohësisht avantazhin 2-1 grekëve, ndërsa më vonë Reali i Jose Mourinho-s arriti të përmbyste. Jude Bellingham kishte realizuar në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Mbappe barazoi golin e Pilos para se Valverde të realizonte në shtesë për fitoren 2-3.
Ndonëse Reali arriti të shmangte befasinë në Greqi ndryshe ndodhi për Liverpool-in. Skuadra angleze mori dy herë avantazhin në Turqi kundër Fenerbahce-s, por vendasit arritën të barazonin dy herë me Grenëood dhe Broën.
Më vonë goli i përmbysjes dhe njëkohësisht i fitores 3-2 do të vinte nga Vedat Muriqi. Sulmuesi shqiptar i Kosovës dërgoi në delir tifozët në Stamboll, të cilët jo vetëm që iu gëzuan një fitoreje të madhe ndaj një ekipi historik në këtë kompeticion, por morën edhe 3 pikët e para që rritën shumë gjasat për kualifikim. Për Liverpool-in kjo ishte disfata e parë pas 3 fitoresh në Champions League.











Komente
Komento