Arsenali po shkëlqen në Europa League. Topçinjtë janë me pikë të plota në grupin F pas dy ndeshjeve të para. Në Londër djemtë e Unai Emery mposhtën mbrëmë Standard Liege 4-0 ku ai që shkëlqeu më shumë se të gjithë ishte Gabriel Martinelli me dy gola. Rrjetën e tundën edhe Ëillock dhe Ceballos. Frankfurt fitoi 1-0 ndaj Guimaraes dhe siguron fitoren e parë në grup.
Manchester United nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në Holandë ndaj Az Alkmar.Partizani Beogradit fitoi 2-1 ndaj Astana dhe bashkëkryeson me 4 pikë me United.Ndërkaq Lazio është rikthyer tek fitorja në Europë. Pas humbjes ndaj CFR Cluj ekipi italian fitoi mbrëmjen e djeshme 2-1 ndaj Rennes në “Olimpico” duke siguruar tre pikët e para në grupin E. Morel kaloi francezët në avantazh por më pas ekipi i Inzaghi-t përmbysi gjithçka. Golat u shënuan nga Milinkovic Savic dhe Immobile në minutat 64 dhe 75. Celtic mposhti 2-0 CLUj dhe kryeson grupin me 4 pikë.
Ekipi tjetër i kryeqytetit italian Roma nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në Austri ndaj Ëolfsberger dhe mban vendin e parë në grup sëbashku me rivalët e djeshëm. Fonseca bëri rrotacion por verdhekuqtë kaluan në avantazh me Spinazzola në pjesën e parë ndërsa vendasit barazuan në të dytën. Në duelet e tejra fituan Sevilla dhe PSV dhe Getafe që kryesojnë grupet respektive me pikë të plota./ Përgatiti Andi Kapxhiu