Atletiko e Madridit siguron kualifikimin për në turin tjetër, duke udhëtuar e qetë për ndeshjen e fundit në grup në Itali për t’u ndeshur me Juventusin, pasi shpartalloi 4-0 ekipin e Olimpiakosit në Spanjë. Edhe Juventusi bëri detyrën me fitoren 0-2 ndaj Malmo me golat e Lorente dhe Tevez.
Fitorja qetëson Alegrin pas rezultateve negative në ndeshjet e para në grupe. Në grupin B, Reali i Madridit konfirmohet edhe në Zvicër duke fituar me Basel 0-1 me golin e Ronaldos, ndërsa Liverpuli barazoi me Ludogortes 2-2. Vendi i dytë është ende i hapur, pasi Baseli është vetëm 2 pikë para Liverpulit.
Në grupin C, humbjet e Leverkusenit dhe Zenitit hap garën, pasi Monaco fitoi, ndërsa Benfica është jashtë Champions League. Në grupin D, Arsenali rikthehet te fitorja duke mundur Dortmundin 2-0, ndërsa në ndeshjen tjetër të grupit shqiptari Besnik Hasi mori një fitore spektakolare ndaj Gallatasarait.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com