Arsenali ‘gallatë’ me turqit, fiton
Reali, humbasin Juve e Liverpuli

Arsenali ‘gallatë’ me turqit, fiton<br />Reali, humbasin Juve e Liverpuli
Juventusi humbet në Spanjë përballë Atletikos së Madridit me rezultatin 1-0 duke rihapur grupin A, pasi pas ndeshjeve të para 4 ekipet kanë nga tre pikë secila. Golin e fitores për ekipin kampion të Spanjës e shënoi Arda Turan, teksa 90’ ishte mjaft i luftuar nga të dy ekipet. Olimpiakosi kishte mundësi që të shkëputej, por humbja me Malmo ka qenë e befasishme për grekët që e kishin marrë lehtë.
 
Në grupin B, Reali i Madridit merr një fitore të vuajtur ndaj Razgrad duke u ngjitur në krye të grupit me 6 pikë të plota në dy ndeshjet e para. Golat për Realin u shënuan nga Ronaldo dhe Benzema duke përmbysur avantazhin e vendasve. Theksojmë që Ronaldo humbi edhe një penallti. Surprizë ishte humbja e Liverpulit ndaj Baselit.

Në grupin C, Zeniti barazoi me Monaco në Rusi pa gola, ndërsa Leverkuseni korri një fitore me vlera ndaj Benfikës në shtëpi me rezultatin 3-1. Pas ndeshjeve të para Zeniti dhe Monaco kryesojnë me pikë të barabarta, Leverkuseni renditet në vendin e 3 me 1 pikë më pak.
 
Në grupin D, Arsenali ashtu sikur pritej bëri detyrën duke fituar ndaj turqve të Gallatasarait me poker, 3 gola i shënoi Uellbek dhe një Sancez. Grupi kryesohet nga Dortmundi që mundi jashtë fushe në Belgjikë, Anderlechtin e drejtuar nga trajneri shqiptar Besnik Hasi 0-3.
 
Champions League
 
Grupi A
Atletico 1 - 0 Juventus
Malmo 2 - 0 Olympiakos
 
Grupi B
Razgrad 1 - 2 Real Madrid
Basel 1 - 0 Liverpool
 
Grupi C
Zenit 0 - 0 Monaco
Leverkusen 3 - 1 Benfica
 
Grupi D
Anderlecht 0 - 3 Dortmund
Arsenal 4 - 1 Galatasaray


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)