Një gjigant i futbollit europian si Arsenali, po vëzhgon gjithnjë e më nga afër portierin kosovar të Novarës, Samir Ujkani. Lajmin e bëri të ditur portali italian Fastweb.it duke specifikuar gjithashtu se nuk është hera e parë që "Gunners" kanë shfaqur interes për futbollistin kosovar.
Një skaut i gjigantëve anglezë ndoqi ndeshjen Novara-Leçe, përballje në të cilën portieri i Kombëtares shqiptare bëri një paraqitje të mirë.
Portieri Samir Ujkani po bën një paraqitje solide këtë sezon të Serie A, ku veçohen dy penallti të pritura. Ujkani është pranë edhe rikthimit te Palermoja, skuadër që e largoi 3 vjet më parë.
/Shqiptarja.com