Arsene Wenger: Të jemi maksimalisht të përqendruar deri në fund të kampionatit

Arsene Wenger: Të jemi maksimalisht të përqendruar deri në fund të kampionatit
Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger beson se skuadra e tij do të hyjë maksimalisht e përqendruar në sfidën kundër Njukasëllit, pasi në rast fitoreje “Topçinjtë” do të përforconin edhe më shumë vendin e katërt në renditje.

Me fitore eventuale në këtë takim skuadra e Vengerit do t’i shmangej tri pikë Çelsit, derisa skuadrës së tretë në renditje, Totenhemit do t’i afrohej në vetëm një pikë.

Arsenali në javët e fundit është në një formë të shkëlqyeshme, dhe fitorja e kundër Milanit në Ligën e Kampionëve, ka pasur efekt pozitiv në skuadër, e cila tashmë ecën maksimalisht e motivuar drejt realizimit të objektivit të saj, sigurimit të një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.

“Djelmoshat tanë janë të vetëdijshëm se duhet të japin gjithçka nga vetja në përfundim të këtij edicioni, në mënyrë që ta mbyllim edicionin në ‘Top 4’. Ndoshta edicionin e kaluar periudhën e fundit të kampionatit e kemi marrë si punë të kryer, por kësaj radhe shkojmë deri në fund me seriozitetin dhe përqendrimin maksimal”, ka thënë Venger.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë viziton Arabinë Saudite dhe Izraelin

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë viziton Arabinë Saudite dhe Izraelin