TIRANE - Arsimi parauniversitarë do të zhillohet më shumë përmes praktikës. Zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj, tha se nxënësit do të kenë në programin mësimor më shumë shumë orë praktikë dhe më pak teori, ndërkohë që do të stimulohet puna në grup. Sipas saj, këto risi do të zbatohen që në klasën e pare, duke reduktuar për nxënësit mbingarkesën në tekstet shkollore.
"Do të ketë reduktim të ngarkesës së nxënësve dhe kemi më pak detyra shtëpie, për të cilën gjithmonë prindërit ankohen, më shumë punë të pavarur dhe mendim kritik, që do të thotë se në qendër të të gjithë sistemit të të mësuarit do të vihet nxënësi, i cili ka nevojë në cikle të ndryshme të jetës, të marrë formimin e duhur, pra të mos kalojë sasinë e ngarkesës në raport me pritshmëritë që ka apo me ngarkesën psikologjike që ai ka, psiko-sociale", tha Malaj për ATSH.
Kurrikulat e reja që tashmë kanë përfunduar së hartuari nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit, do të aplikohen nga klasa e parë në atë të nëntë, në vitin shkollor 2015-2016. Pas dy viteve, në 2015, nxënësit që ndjekin arsimin bazë 9 vjeçar do të studiojnë me programe të reja.
Ndryshimet parashikojnë reforma në kurrikulat, të cilat synojnë mësim me tekste me te thjeshtuara, krahasuar me ato aktuale. Ministria e Arsimit gjykon se gjatë kryerjes së reformës në kurrikula në periudhën 2015-2016, do të ketë hapesira të mjaftueshme që shtëpitë botuese të përgatisin tekstet si dhe të bëhet një pergatitje e duhur për mësuesit që do të japin mësim me strukturën e re.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com