Arsimi,Blushi:Kush miraton tekstet?
Po e dëmtoni,MA: Je jashtë realiteti 

Arsimi,Blushi:Kush miraton tekstet?<br />Po e dëmtoni,MA: Je jashtë realiteti 
TIRANË - Deputeti Ben Blushi ka shprehur qëndrime kritike ndaj ndryshimeve të propozuara nga Ministria e Arsimit për arsimin parauniversitar. Një nga pikat ku ai ka hedhur pikëpyetjet e tij rreth këtyre ndryshimeve është se kush janë personat që do të përzgjedhin tekstet për nxënësit.
 
Gjatë fjalës së tij, Blushi hodhi edhe ide se si sipas tij, mund të përmirësohet arsimi. Një prej të cilave ka qenë edhe krijimi i një Këshilli Kombëtarë të Përzgjedhjeve të Teksteve, që duhet të miratohet nga Parlamenti.
 
Por sipas Blushit ky ligj krijon pasiguri te mësuesit të cilët mund të pushohen me një kërkesë të prindërit.
 
Edhe për këtë Blushi sygjon ndryshime duke ia atribuuar bashkive përzgjedhjen e mësuesve dhe të hiqet kjo përgjegjësi nga MAS, e cila harxhon 80 % të energjive të saj me emërimet.
 
Në përfundim të fjalës së tij, Blushi shtoi se duhet bërë çmos për t’i kthyer pasionin shkollës, i cili vitet e fundit është humbur bashkë me interesin e nxënësve për të shkuar në shkolla.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë