Arsimi, deputetja e Partisë së Lirisë, Xhixho: Rama ka degraduar sistemin! 80 mijë euro dalin çdo ditë nga xhepat e shqiptarëve për Zoton

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ngriti alarmin për arsimin ku tha se është degraduar nga Edi Rama.

Xhixho u shpreh se kjo gjendje e arsimit vjen nga vjedhjet e vazhdueshme të Edi Ramës nga inceneratorët nga Klodian Zoto.

‘Shifrat zyrtare në këtë fillim viti shkollor zbulojnë dramën e shpopullimit dhe dështimin shume te rende të kësaj qeverie në arsim Sepse kjo qeveri e sheh zhvillimin tek krimi dhe jo tek arsimi.

Vitin shkollor që nis me shkollat me turne, mungesën e ngrohjes, mungesën e laboratorëve, librat e përdorur që nuk i hyjnë në punë askujt e shoqëron si çdo vit ikja masive e nxënësve.

Shifrat janë të pakundërshtueshme:

Gjatë periudhës 2010-2022, nxënësit në arsimin para universitar ranë me 37%.

Matura shtetërore për vitin 2021 shënoi një rënie prej 0.46 pikë në provimin shtetëror. Të dhënat nga QSHA tregojnë se në 8 vite nuk kemi asnjë maturant me rezultate ekselente si gjatë viteve, ashtu në provimet e maturës.

29 mijë nxënës janë regjistruar sivjet në klasë të parë, 2.6 herë më pak se para dy dekadash.

Mësuesit ndihmës që ministria propagandoi me forcë në nisje të këtij viti shkollor nuk janë gjë tjetër veçse mësues që nuk plotësojnë normën e orëve për shkak të rënies drastike të numrit të nxënësve. Të pakualifikuar për të mbështetur nxënësit me nevoja të veçanta!

Po humbim e pakësohen nxënës përditë, por pavarësisht kësaj, cilësia e arsimit sa vjen e bie.

Mësuesit nuk motivohen dhe janë të keq paguar, ndërsa profesorët e universiteteve injorohen kur kërkojnë të paguhen sa homologët e tyre në Kosovë.

Qindra shkollave në Shqipëri u mungon uji, ngrohja, kabinetet, kompjuterët. E ndërkohë janë shpenzuar 3.5 ,milion euro për tabletat digjitale. Kjo qeveri duhet të japë llogari ku kanë shkuar paratë?

Në klasën e parë propagandojnë futjen e lëndës së TIK, për teknologjinë e informacionit, ndërkohë që “SMART LAB”, pra ngritja e laboratorëve informatikë, nuk do te jete ne gjithë shkollat e vendit por vetëm në 100. Si do mësojnë vogëlushët në mbi 90%  të vendit pa laborator?

Nëse Tirana ka shkolla të mbingarkuara, ku klasat janë me 40 nxënës e mësimi bëhet me turne, në rrethe janë me qindra shkollat që mezi mbajnë dyert hapur, sepse numri i nxënësve saj vjen e tkurret.

Buxheti për arsimin, më i ulëti në rajon, shkurtohet me akte normative i pari . Sepse kjo qeveri zgjedh të bëjë kurban fondet për arsimin, në vend që të ndërpresë pagesat për klientët e saj të koncesioneve.

Në mars të këtij viti, me një akt normativ kjo qeveri i hoqi arsimit 15 milionë euro, por nuk i heq asnjë qindarkë Klodian Zotos që lëviz i lirë me miliona euro të taksapaguesve shqiptarë. 80 mijë euro dalin çdo ditë nga xhepat e shqiptarëve për Zoton dhe bandën e inceneratorëve.

Ndërkohë që paguajnë inceneratorët, prindërit shqiptarë e nisën këtë vit shkollor me shpenzime shtesë. Mjetet shkollore dhe veshjet u rritën me 10%, kosto të cilës iu shtuan librat, pasi tekstet falas të qeverisë janë të papërdorshme, madje paska dhe buxhet për tekstet por kryeministri fajëson prindërit që nuk kuptojnë këtë politike apo kërkon dhe të dënojë fëmijët.

I vetmi që duhet dënuar dhe larguar sot është Edi Rama që ka degraduar sistemin arsimor në vend.  Gjëja më e pakët që mund të bënte qeveria është që në vend të kompensonte miqtë e tenderave, të kishte dedikuar fonde për të ndihmuar këto familje që t’i arsimojnë siç duhet fëmijët, me kushtet më dinjitoze për libra, veshje, etj.Gjëja më e pakët është të mos vidhte koncesione, por të financonte arsimin.  Arsimi për ne është prioriteti ynë kombëtar për të ndalur shpopullimin dhe për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm, progres dhe te ardhme të sigurt.

Arsimi është e ardhmja, nuk janë as koncesionet, as inceneratorët.’- tha Xhixho.

Reagimi i deputetes vjen fill pas deklaratws tw kryeministrit pwr inceneratorwt  i cili gjatw fjalws me gazetarwt tha se projekti po vazhdon. 

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gazi: 17/09/2022 19:27

    Po ju e bete ramen me keq sesa gogoli ne perrallat e femijeve

    Përgjigju
  • Berti: 17/09/2022 19:26

    Dhe kjo qe eshte e re ngeli duke shpifur turp ti vije

    Përgjigju
  • Haha: 17/09/2022 18:32

    Baxhellat e Like spiunit filluan te hane mut

    Përgjigju
  • Luan: 17/09/2022 16:26

    Kur te te mesoje likja pallavrat thuaj te te tregoje edhe te gjitha postet qe ka pasur dhe cfare ka bere me to sepse eshte i vetmi politikan qe ka pasur cdo lloj posti dhe me i dobeti me rezultate

    Përgjigju
  • Alban: 17/09/2022 16:18

    Te nxorri likja te kakarisesh moj pule e lagur, sa here duhet te thuhet qe kjo ceshtje eshte ne gjyq dhe jane denuar persona per kete ceshtje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj