Gabimet e opozitës gjatë deklaratave të tyre, vijojnë të bëhen e më të shpeshta, ku përveç kryedemokratit Basha, kanë filluar dhe ish-deputetët.

Kryeministri Rama ka publikuar një video të ish-deputete Albana Vokshi gjatë një interviste televizive e cila u shpreh se me ardhjen në pushtet të PD-së, ‘arsimi do jetë dyfishim i arsimit’, një fjali kjo e cila nuk bën shumë kuptim.

Rama ka ironizuar duke shkruar në Instagram, ‘për inat të Mark Markut’ duke qenë se ky i fundit është pedagog si dhe shef i departamentit të gazetarisë.

Më herët kryeministri Rama ka ironizuar dhe Markun pas caktimit si drejtues politik i PD-së në qarkun e Lezhës. Rama ka shkruar në postim “Presor gazetarie dhe kandidat për ministër arsimi i OpBashkuar opopo…”, duke e shoqëruar me një video  ku Mark Maku i thotë Musa Ulqinit “ Mbylle gojën, do ta fus me shishe kokës, mos ha m*t kot”.

“Menjëherë pas 25 prillit, menjëherë pasi të marrin detyrën qeveria e re, arsimi do jetë dyfishimi i arsimit” – u shpreh Vokshi gjatë intervistës televizive.

“Për inat të Mark Markut” – shkruan Rama në Instagram.