Arsimi i lartë/ Rikthehen diskutimet
Boçi: Pjesë edhe grupet e interesit 

Arsimi i lartë/ Rikthehen diskutimet<br />Boçi: Pjesë edhe grupet e interesit 
TIRANË - Ligji për arsimin e lartë pritet të kthehet sërish në qendër të vëmëndjes pasi nesër rifillojnë diskutimet ne komisione per këtë ligj, i votuar në Kuvend por i kthyer nga Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani me argumentin se bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë.

Opozita ka kërkuar që përveç seancave dëgjimore me ministren e arsimit, Lindita Nikollën të shtohen seancat edhe me grupet e interest, duke bërë kështu që diskutimet për këtë ligj të nisim nga e para.

“Per dekretin e presidentit te perfshihet ne kalendar kerkesa e grupeve te interesit per tu bere pjese e seancave degjimore” u shpreh Boçi.

Ndërsa deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Toçi ka replikuar në distancë duke thënë se seancat konsultuese janë të mjaftueshme vetëm me ministren Nikolla.

“ Per grupet e interesit kjo çështje është ezauruar. Për të diskutuar për ligjin e arsimit të lartë është e mjaftueshme seanca me ministren Lindita Nikolla” –u shpreh Fatmir Toci.

Ligji për Arsimin e Lartë ka hasur në kundërshtinë e një pjese të pedagogëve dhe ka shkaktuar një valë protestash në radhët e studentëve të universiteteve publike. Qeveria është mbrojtur me argumentin se ky ligj do të rikthejë cilësinë dhe konkurrencën në sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri. Ndërsa vetë presidenti Nishani ka zhvilluar takime me petagogë, rektorë të universiteteve për të diskutuar ligjin e arsimit të lartë.
 
Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve