Arsimi i lartë/ Meta: Vonesa e pajisjes me 'Kartën e Studentit' është e pajustifikuar

Arsimi i lartë/ Meta: Vonesa e pajisjes me 'Kartën e Studentit' është e pajustifikuar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur për studentët dhe ligjin e arsimit të lartë gjatë një aktiviteti në një universitet privat. Meta u shpreh se protestat e drejta të studentëve treguan se zbatimi i ligjit aktual të Arsimit të Lartë ka probleme. Kreu i shtetit e cilësoi si të pajustifikueshme vonesën në pajisjen e studentëve me “Kartën e Studentit”.

"E domosdoshme të krijojmë një klimë të re të dëgjimit të njëri-tjetrit, në mjediset universitare e shoqërore dhe politike. Gjithnjë të hapur ndaj mendimit kritik dhe përmirësues në mënyrë që shoqëria jonë të reflektojë dhe të reformohet vazhdimisht. Protestat e drejta të studentëve gjatë dhjetorit të kaluar treguan se zbatimi i ligjit aktual të Arsimit të Lartë ka probleme. Zbatimi i Ligjit të Arsimit të Lartë ka  vështirësi për të siguruar autonominë dhe pavarësinë financiare të universiteteve publike.

Reforma në Arsimin e Lartë dhe kërkimi shkencor duhet të ketë një frymë më gjithëpërfshirëse. Reforma në Arsimin e Lartë duhet të synojë krijimin e kushteve të duhura për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies. Reforma në Arsimin e Lartë të synojë që universitetet të jenë të pavarur dhe të pakushtëzuar nga politika. Vonesa e pajisjes së studentëve me “Kartën e Studentit” është e pajustifikuar.  “Karta e Studentit”, detyrim imediat për t’u garantuar studentëve të drejtave që burojnë prej saj ashtu si të studentëve të tjerë në vendet e rajonit dhe të Europës" deklaroi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 12/04/2019 17:14

    Ti je president e kjo ceshtje eshte krejtesisht e pa rendesishme per funksionin qe ti mban.

    Përgjigju
  • Tan_Tironci: 12/04/2019 15:48

    Ik or palle, tashme qe Erion Veliaj e ka gati, del e ben zhurme. E lexove cthote Mona per ty o Like? Ate shih ti.

    Përgjigju
    • Baxhella: 22/05/2019 12:37

      Per tek Gjiri Lalezit Te protestojne Gjeni Floririn

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes