Arsimi, MAS: Licenca pezullohet
per 2 vjet, ndekje penale abuzuesve

Arsimi, MAS: Licenca pezullohet<br />per 2 vjet, ndekje penale abuzuesve
TIRANE - Ministria e Arsimit ka shpjeguar mënyrën e se si është vepruar deri në daljen e raportit të vlerësimit për mbylljen e e 18 prej universiteteve private dhe pezullimin e  13 të tjerëve. Sipas MAS procesi ka nisur ne Janar ku ka kerkuar nga institucionet e arsimit te larte të dhënat me stafin, infrastrukturën, programet e studimit, strukturën, etj. Në muajt maj, qershor dhe korrik, në nje kohë rekord u realizuan inspektimet në 59 institucionet ku u verifikuan dokumentacionet, regjistrat, stafi, infrastruktura. Draft raportet iu vunë në dispozion të gjithë Institucionve te Arsimit te Larte, duke iu lënë kohën e nevojshme në dispozicion për të kundërshtuar, observuar apo pranuar gjetjet e konstatuara tashmë nga grupet e kontrollit.

Gjetjet kryesore të konstatuara nga ky inspektim është një pasqyrë e qartë e situatës ligjore te renditura si me poshte:

Shkeljet e universiteve private:
-        Mbi 90% e IAL-ve private nuk kanë staf të mjaftueshëm efektiv
-        2/3 e IAL-ve nuk mbulojnë ngarkesën mësimore me staf të brendshëm
-        Mbi 90% e IAL-ve private nuk kanë akte të tyre rregullatore të brendshme
-        88% me  parregullsi të regjistrave themeltarë apo të diplomimit të studentëve
-        85% e IAL private nuk zbatojnë rregullat ligjore për ruajtjen e dokumentacionit
-        80% kanë parregullsi në marrëdhëniet kontraktuale me stafin dhe studentët
-        Rreth 2/3 e Institucioneve të arsimit të lartë bëjnë reklamim të pandershëm
-        Në 60% të IAL private nuk funksionojnë organet kolegjiale
-        56% e IAL private nuk ofrojnë garanci financiare për vazhdimin e studimeve
-        Më shumë se 50 % nuk plotëson standardet minimale të infrastrukturës
-        50 % e IAL private që ofrojnë programet e ciklit të tretë, nuk kanë profesore
 
Bazuar ne keto shkelje Ministria e Arsimit ka marre masa deri ne heqje licence per institucionet e arsimit te larte privat. Sipas MAS, universitetet private kane detyrim te pajisin studentet me dokumentacionin e nevojshëm për vijimin e studimeve në institucione të tjera si dhe t’i rimbursojë ata financiarisht. Pezullimi i licences eshte per dy vite dhe me kusht per te plotesuar dokumentet brenda fillimit të vitit akademik për vitet nga i dyti e lart, ndersa nuk lejohen te regjistrojne studente ne vit te pare.
 
Masa e heqjes se licencës eshet marre per universitet:
 
1.       SHLUP "Vitrina"
2.       SHLUJ "Universiteti Kristal"
3.       SHLUJ "Justiniani I"
4.       Akademia e Ndertimit, Tiranë
5.       SHLP "Universiteti Elite"
6.       IPAL "Shkolla e Lartë "Illyria"
7.       Akademia e Studimeve te Aplikuara, Durrës
8.       SHLP "Universiteti Planetar i Tiranës"
9.       Akademia Pedagogjike, Tiranë
10.     IALP "Shkolla e Lartë "Nëna Mbretëreshë Geraldinë"
11.     IPAL "Kolegji profesional i sporteve, Fier"
12.     Kolegj profesional "Argent", Shkodër
13.     IALP "Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës"
14.     Shkolla e Lartë Private e Edukimit
15.     Kolegjet Profesionale, private "Medicom"
16.     IP "Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës"
17.     SHPAL "Gjon Buzuku", Shkodër
18.     SHLUJ "Medikadent"
 
Masa e dyte që është marrë nga ministria  është ajo e mbylles së programeve. Këshu janë 13 universitete te cilat janë pezulluar pjesërisht apo plotësisht deri në plotësimin e dokumentacionit ligor të kërkuara nga MAS: 
 
B)      Pezullim i pjesshem apo i plote i aktivitetit:
1.       Universiteti "Aldent"
2.       SHLP "Hëna e plotë" (Bedër)
3.       Kolegji Profesional privat "Neë Generation"
4.       SHLP "Logos"
5.       SHLUP "Instituti Kanadez i Teknologjisë"
6.       Kolegji Profesional "Ivoclar Vivadent &Partners"
7.       ShLAP "Pavarësia" Vlorë
8.       Akademia Profesionale  e Biznesit
9.       IPAL "ISSAT"
10.     ShLUJ "Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi"
11.     SHLUJ "Justicia"
12.     SHLUP "Ëisdom University"
13.     Universiteti privat "Albanian University"

Gjtihashtu janë 13 universitete të tjera të cilat do të vazhdojnë mësimdhënien normalisht por duke përmirësuar kushtet dhe plotesuar rekomandimet:

      Masat konkrete të propozuara nga MAS për IAL-të private:

A)      Vijim i aktivitetit me kushte, apo rekomandime për përmirësim të kritereve:
1.       Universiteti "Polis"
2.       Universiteti katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"
3.       SHLUJ "Marubi"
4.       Universiteti "Epoka"
5.       IPAL "Shkolla e Lartë "Nehemia"
6.       Universiteti Europian i Tiranës
7.       SHLUJ "Universiteti i Neë Yorkut, Tiranë"
8.       SHLUJ "Luarasi"
9.       Akademia e studimeve të aplikuara "Reald"
10.     "Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë"
11.     SHLP "Tirana Business University"
12.     SHPAL "Universiteti Metropolitan Tirana"
13.     SHLUJ "Universiteti "Marin Barleti"
 

Përpos masave administrative pritet te kete edhe kallëzime penale për personat që kanë shkelur ligjin. “Në këtë proces të verifikimit të ligjshmërisë janë hasur shpesh veprime apo sjellje të personit juridik, pra të institucionit, të cilat përbëjnë vepra penale dhe denohen sipas legjislacionit penal në fuqi. Për këtë shkak nga ana e MAS, përveç kallzimeve për individë të ndryshëm të përfshirë në konsumimin e veprave penale, do kallëzojë penalisht edhe personat juridikë që me mënyrën e tyre të të organizuarit dhe të funksionuarit kanë konsumuar elementë të veprave penale.

Njëkohësisht do kërkojmë që nga ana e prokurorisë të merret masa e sigurisë për bllokimin e aseteve të kompanive që qëndrojnë pas këtyre personave juridikë”, thuhet në njoftimine  MASH.

Si masa shoqeruese MAS ka gjykuar që në çdo rast, për çdo IAL private, t’i dërgojë zyrtarisht Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Inspektoriatit Shtetëror të Punës raportet e kontrollit me kërkesën për fillimin e kontrollit tematik, për të gjithë IAL-të.

Përpos universiteteve private një sërë shkeljesh ligjore janë gjetur edhe në universitetet publike, ndersa disa dege ne rrethe pritet te mbyllen.
 
Raporti i ministrise per universitetet publike:
 

-        Asnjë nga fakultetet nuk ka kryer vlerësimin e cilësisë dhe akreditimin
-        IAL-të kanë mangësi t në dokumentacionin zyrtar, të personelit akademik dhe të studentëve
-        Rreth 2/3 e IAL-ve nuk plotësojnë standardet per shkallën e kualifikimit të stafit akademik
-        Gjysma e  IAL nuk plotësojnë standardet minimale për treguesit staf akademik /student dhe staf efektiv/ staf i ftuar
-        në rreth 70% të IAL-ve organet kolegjale funksionojnë në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore
-        Në shumicën dërrmuese të IAL-ve autoritetet drejtuese të zgjedhura marrin kompetenca dhe vendimmarrje/miratime në kundërshtim të hapur me ligjin
-        Më shumë se ½ e IAL-ve nuk respektojne parimet, kriteret dhe procedurat për rekrutimin e stafit akademik
-        Asnje fakultet nuk respekton kriteret përzgjedhëse për pranimet e studenteve në ciklin e dytë, Master profesional dhe Master Shkencor
-        Gjysma e fakulteteve nuk kanë kapacitetet e duhura akademike dhe shkallën e kualifikimit për të ofruar programet e studimit Master Shkencor dhe Doktoratë;
-        Rreth 2/3 e IAL- nuk respektojnë kriteret dhe procedurat e pranimit në programet e studimit të doktoratës;
-        Më shume se ½ e IAL-ve nuk respektojnë kriteret dhe procedurat për promovimin për grada dhe tituj akademike;
-        Rreth ¾ e IAL-ve nuk plotësojnë as standardet minimale të infrastrukturës, mjediseve dhe kritereve të sigurisë për stafin dhe studentët.
 
Ministria e Arsimit propozon per mbylljen e filialeve te Gjuheve te Huaja dhe Infermiersise ne Kukës dhe Sarandë  pjese e Universitetit te Tiranes. Po keshtu Mas propozon mbylljen e filialeve të Lushnjës dhe Gjirokastrës pjese e Universitetit Bujqesor te Tiranes.
 
Per Qendren e Studimeve Albanologjike kerkoket Rivleresim i statusit juridik si dhe riorganizim teresor i ketij institucioni. Reduktim i kuotave të studimit ose mosakordim i tyre për të gjitha ciklet e studimit të ofruara nga ky institucion si dhe pezullim te programeve të studimit.  Per Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës Mas porpozon mbylljen e filialit të Peshkopisë dhe riorganizim institucional.  Ministria e Arsimit porpozon mbylljen e Akademise se Arteve, Shkodër. Të gjithë studentët që ndjekin studimet nga viti i dytë e më pas do të transferohen në Universitetit të Arteve, Tiranë për vijimin e studimeve.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Krimineli maqedonas dhe shqiptari lidhin e dhunojnë 3 të moshuar në Greqi! U grabisin 19 mijë euro e stoli! Arrestohen në pyll

Krimineli maqedonas dhe shqiptari lidhin e dhunojnë 3 të moshuar në Greqi! U grabisin 19 mijë euro e stoli! Arrestohen në pyll