TIRANE- Ministria e Arsimit ka nisur procedurat për gjetjen e një agjencie të njohur të huaj, për të bërë akreditimin e universiteteve publike dhe private në vendin tonë. Deklarata është bërë nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, gjatë një takimi që ka zhvilluar me rektorët e universiteteve private në vendin tonë.
Gjatë këtij takimi, ministrja Lindita Nikolla u bëri të ditur rektorëve se Këshilli Britanik (British Council) dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar i ka dhënë përgjigje pozitive kërkesës së MAS-it për gjetjen dhe financimin e ekspertëve ndërkombëtarë për vlerësimin paraprak të sistemit të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në vend dhe për të hartuar modalitetin e pajtimit të një agjensie ndërkombëtare për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri.
“Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për ne, por edhe për ju. Kjo praktikë,
e pazbatuar më parë, synon rritjen e cilësisë përmes plotësimit të standardeve bashkëkohore për akreditimin e universiteteve”, ka deklaruar ministrja Nikolla.
Ajo gjithashtu u ka premtuar drejtuesve të universiteteve private se asnjë ligj i ri për sistemin e arsimit të lartë nuk do të hyjë në fuqi pa u diskutuar fillimisht me grupet e interesit, me përfaqësuesit dhe rektorët e universiteteve.
Deri më tani universitete në vendin tonë i janë nënshtruar vetëm akreditimit të brendshëm, ndërsa është bërë ehde një rankim nga kompania gjermane “CHE”, në 2011, por kjo renditje nuk u shoqërua me renditje cilësie.
Universiteti i Tiranës inuk pranoi të merrte pjesë në këtë proces, pasi ai kërkjon akreditim nga një kompani e huaj që është e njohur në këtë fushë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com