Në lidhje me debatin se nuk do të ketë më nje komision që do të përzgjedhë mesuesit, por do të jetë drejtori. Ministrja Nikolla sqaron se këto pretendime nuk qëndrojnë, pasi komisioni do të funksionojë normalisht, por në process do të jenë të përfshirë edhe prindërit.
Ministrja sqaron gjithashtu se prostat e disa studentëve me frikën e rritjes së tarifave, nuk qëndrojnë. Sipas Nikollës, tarifat nuk do të rriten, dhe me ligjin e ri për arsimin e lartë parashikohet që tarifat vendosen nga universitetet. Megjithatë efektet e këtyre ndryshimeve janë parashikuar në vitin akademik 2016 2017.
Intervista e plotë e Lindita Nikollës për A1Report
1-Ju paraqitet në komisione për të dytën e herë ligjin për arsimin parauniversitar, çfarë ndryshimesh parashikohen?
Janë disa ndryshime e amendime të neneve të caktuara, që lidhen me përcaktimin e kurrikulës, kompetencave, që lidhem me përcaktimin e qëllimin të sistemit tonë parauniversitar. 7 kompetenca që mundësohet gjithë kurrikula e re në arsimi tonë parauniversitar. Një situatë re që lidhet me tekstet shkollore, që i jep fund gjithë klimës së mosbesimit të komuniteteve të prindërve dhe nxënësve poashtu. Gjithashtu lidhet me dhënien e medaljeve të arta për nxenësin e talentuar.
2-Dëgjova që ka dhe shqetësime nga sindikatat por edhe nga opinion public, në lidhje me mënyrën e emërimeve të mësueve, do hiqen komisionet, apo jo?
Sigurisht që do të jetë komisioni. Ne nuk heqim dorë nga pjesëmarrja e priendërve në zpërzgjedhjen e mësuesve. Në i japim një dimension tjetër konkurencës dhe transparencës dhe që lidhet vetëm me cilësinë. Dhe do të ketë përmirësim të procesit, por njëherësh synojmë që ta largojmë procesin e emërimeve nga aferrat e korrupsionit dhe ndikimet politike.
3-Ka patur shqetësime dhe miniprotesta nga studentët , që kanë ngritur shqetësimin e rritjes së tarifës, qëndrojnë këto shqetësime, do të ketë rritje?
I kam ndjekur me gjithë interes për cdo shqetësim që ka ardhur nga studentët. Ligji i ri nuk tarfiat e studentëve, gjatë këtij viti sdo ketë ndryshim tarifash dhe mënyra e futjes në universitet do të jetë e njëjtë. Por ndryshime do të aplikohen nga viti akademik 2016 -2017. Por edhe këto tarifa do të varen nga univestiteti i cili do të mund të përcaktojë vetë kuotat nëse do të jetë të uleta apo të larta.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)