TIRANE - Policia e Shtetit ka ndërrmarë nismën e parandalimit të krimit në bashkëpunim me shkollat si dhe Shërbimin Shtetëror Social.
Ditën e sotme në ambjentet e “Hotel Doro” u zhvillua hapja e Seminarit të trajnimit “Për parandalimin e krimit dhe bashkëpunimin në shkollat, Shërbimet Sociale dhe Policinë”.

Ky bashkëpunim ndërmjet tre institucioneve ka çelur siparin ditën e sotme në kryeqytet ku me ndihmën e ekspertëve të huaj, institucionet shqiptare do të intensifikojnë luftën ndaj krimit.

Në ndërthyrjen e punës së përditshme të shkollave, shërbimit social dhe policisë pritet të arrihet reagim më i lartë i shoqërisë për çdo problem që haset me rendin, sjellien komunitetin më pranë policisë, si futjen e këshillave policore për të rinjtë në orët e mësimit.

Në takimin e organizuar ndërmjet tre institucioneve ishte i pranishëm dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ku garantoi se uniformat blu do të jenë në çdo moment pranë popullatës si dhe në luftë me krimin.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)