SHKODËR - Në kuadër të fushatës për promovimin e Arsimit Profesional, drejtoria rajonale e arsimit ka zhvilluar panairin me punimet e nxënësve te 7 shkollave profesionale në qytetin e Shkodrës. Gjatë një prononcimi për mediat, drejtoresha e DAR- Shkoder Atrida Ferketi bëri të ditur se nga viti në vit numri i nxënësve që frekuentojnë shkollat profesionale ka ardhur duke u rritur, ndërsa qellimi i këtij aktiviteti është promovimi i arsimit profesional në qarkun e Shkodrës.
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka nisur një fushatë promovuese për arsimin e mesem profesional.

Ndërsa, drejtuesit e ministrise se arsimit kanë theksuar se, ritmet e zhvillimit ekonomik të vendit janë të tilla, që kërkojnë një numër më të madh specialistësh të mesëm.

Sipas specialistëve në drejtorin arsimore te qarkut Shkoder, degët më të preferuara të arsimit profesional mbeten ato të teknologjisë së informacionit, ekonomikut dhe Hoteleri-Turizëm, ndërsa në fund të listës renditen degët që lidhen me bujqësinë, apo me ndërtimin. Edhe pse Shqiperia ka një pozitë gjeografike dhe një treg që e orienton tek bujqësia, sërish kjo degë mbetet më pak e preferuar.


(en/aq/shqiptarja.com)