Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veiaj vazhdon të shtyjë të rinjtë që të ndjekin arsimin profesional, pasi sipas tij ka ardhur koha që arsimi profesional të rilindë në funksion të kërkesës së tregut të punës dhe sipërmarrjeve.
Ministri inspektoi një shkollë të re të mesme profesionale “At Gjon Fausti” në Zadrimë, e cila do të hapë për herë të parë dyert në 15 shtator. Veliaj tha vlerësoi se shkolla bujqësore profesionale është një shkollë elitare, e cila synon të ndihmojë sipërmarrjen e Zadrimës me profesionistë të vërtetë në fushën e bujqësisë, kulinarisë dhe agroturizëm.
“Kjo shkollë është një shembull i mirë për prindërit që duan të investojnë për jetën dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre. Ajo nuk është një shkollë ‘shumë e për lumë’, por do t’i ngjajë shkollës austriake elitare në Tiranë, ku do të pranojmë një numër të kufizuar nxënësish me mesatare të lartë, pasi duam t’i kthejmë lavdinë e dikurshme arsimit profesional”, deklaroi Veliaj.
Sipas ministrit gjatë këtij viti shkollor, do t’i jepet fund kulturës së të bërit mësim vetëm në klasa të mbyllura.
“Tridhjetë përqind të kohës së mësimit, nxënësit do ta kalojnë pranë një biznesi në fushën përkatëse, ndërsa mësuesi do ta ndjekë gjatë praktikës në vendin e punës. Kështu, do të imitojmë suksesin e shkollave profesionale në Gjermani, Zvicër dhe Austri”, tha ministri Veliaj.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
86.2%
-
Jo
8.6%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 1818
Lajme të tjera
-
Çfarë mendojnë amerikanët mbi aktpadinë ndaj Trump?
31 Mars, 22:43
-
Panik në ndeshjen Marseille-Montpeiller, lojtari humb ndjenjat në minutën e 17-të
31 Mars, 22:39
-
‘Kush futet ilegalisht në Britani, nuk do përfitojë kurrë azil’/ Zyrtarja britanike në OKB kundërshton qeverinë e Sunak: Përmbys sistemin global për mbrojtjen e refugjatëve
31 Mars, 22:38
-
'Fishta' ulet në Rinas, Rama: Shkon në 4 flota jonë e avionëve të kompanisë së flamurit
31 Mars, 22:21
-
Një italian i dënuar për mashtrim, paraqitet si dëshmitar i inceneratorëve në Syri TV
31 Mars, 22:16
-
Akuzohen për përdhunim dhe trafik qeniesh njerëzore, Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga burgu dhe vendosen nën arrest shtëpiak
31 Mars, 22:08
-
Berisha asgjësoi PD-në, grupi i ‘qylit’ pa fuqi, demokratët ‘jetimë’
31 Mars, 22:06
-
’14 maji’/ Analisti Karaj: Alibeaj të dorëzojë vulën, duhej të futej në zgjedhje me 61 kandidatë! Kthupi: Meta-Berisha s’kanë program politik! Sulaj: Në qershor do ketë zgjedhje në PD
31 Mars, 22:04
-
U godit për vdekje me thikë nga burri në Itali, fqinjët flasin për 56-vjeçarjen shqiptare: Ajo jetonte me frikë, kishin debate të vazhdueshme
31 Mars, 22:03
-
Associated Press: Qyteti shqiptar që shpreson të tërheqë turistë me tunelet e Enver Hoxhës
31 Mars, 21:51
-
SPECIALE/ ‘Rrugës’, ekspozita që takoi artin e dy miqve artistë! Nga ‘Betimi i Hipokratit” tek kontrasti bardh e zi, Koko e Shijaku sjellin 32 punime në skulpturë dhe grafikë
31 Mars, 21:39
-
Berisha nxjerr ‘kartën’ e PPSH/ Kryekomunisti Marko Dajti kandidon për Bashkinë e Tiranës me firmën e Flamur Nokës
31 Mars, 21:35