Përmes një postimi me video në Facebook shefi i qeverisë kujton se në vitin 2013 ishin 4 mijë mësues të punësuar pa arsimin përkatës ndërsa 600 tekste ishin me probleme të rënda që dëmtonin rreth 480 mijë nxënës ndërsa Shqipëria ishte ndër vendet e fundit për rezultatet e 15 vjeçarëve.
Por reforma në arsim dha rezultate e saj. Sipas kryeministrit Edi Rama në vitet 2014-2016 u reformua kurrikula , 600 tekste deformuese u zëvendësuan me ato te Oxford, Cambridge.
Gjatë kësaj periudhe, sipas kryeministrit u punësuan mësuesit në bazë të meritës ndërsa 4 mijë mësues testohen cdo vit e punësohen në bazë të pikëve që ata marrin.
Kjo reformë rrënjësore sipas kryeministrit jep frytet e para , ku PISA 2015 e rendit Shqipërinë në një pëmirësim të dukshëm duke lënë për herë të parë 21 vende pas ndërsa 15 vjeçarët rrisin dukshëm rezultatet e tyre.
Kjo arritje u përshëndet edhe nga komisioni europian i cili vlerëson se kjo është bërë e mundur falë reformës në sistemin arsimor- thuhet në video mesazhin e kryeministrit.
/Shqiptarja.com