Arsimi, Rama: Vlerësimi nga
'Pisa 2015' më i miri në 12 vite

Arsimi, Rama: Vlerësimi nga<br />'Pisa 2015' më i miri në 12 vite
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama komunikimin e përjavshëm këtë të dielë ia ka dedikuar arsimit.
 
Kryeministri komentoi programin ndërkombëtar të vlerësimit të nxënësve ‘Pisa 2015’ që i renditi shqiptarët më mirë se asnjëherë tjetër.

"Këta javë morëm një lajm shumë të mirë për Shqipërinë e gjeneratës tjetër, programi ndërkombëtar i vlerësimit të nxënësve Pisa është një vlerësim ndërkombëtar i standardizuar dhe i mirënjohur botërisht për politikbërësit në rang global mbi nivelin e përdorimit të kompetencave, matematikore, gjuhësore shkencore të nxënësve 15 vjeçarë, Shqipëria kishte marrë pjesë në 3 edicione dhe rezultat ishin vijimësisht shumë të dobëta. Në harkun e 12 viteve nuk dukej dritë ne fund të tunelit sepse sistemi ynë parauniversitar nuk iu nënshtrua asnjë reforme reale.  Korrupsioni dhe politizimi degraduan figurën e mësuesit., meritën dhe autoritetin e figurës së tij. Teksetet shkollore degraduan në një mal mbetjesh dhe vlerësimi pa meritë i nxënësve u kthye në sistem", tha Rama.
 
Rama theksoi se kulmi i sistemit arsimor parauniversitar kulmonte me maturën shtetërore i cila ishte sa për të kaluar radhën.
 
"Të gjitha këto kulmuan me një maturë shtetërore sa për të kaluar radhën dhe me hyrje pa radhë në universitetet e katandisura në fabrika për diploma pa meritë dhe pa vlerë në tregun e punës", u shpreh kryeministri.

Rama u shpreh se rezultat e arritura nuk janë arsye për t’u vetëkënaqur, por një arsye më shumë që arrihen rezultate më të larta.

"Disa u hodhën përpjetë dhe e komentuan shprehjen time të pakënaqësisë ndaj qeverisë si dobësi apo më keq akoma si dorëzim. Por në fakt e kundërta është e vërtetë. Unë kam qenë dhe do të mbetem deri ditën e fundit në këtë zyrë, i pa kënaqur me veten dhe qeverinë që drejtoj. Sepse pavarësisht arritjeve në raport me atë pikë të halli ku u nisëm tre vjet më parë, pika ku dua dhe mund të mbërrijmë së bashku është ende larg", tha Rama.


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai