TIRANE- Ministria e Arsimit ka vendosur që të rikthejë sërish formularin A3, pavarësisht se këtë vit ishte vendosur që ky formular të mos ishte në procesin e pranimit të të rinjve në universitete. Por pas verifikimit të të gjitha të dhënave të maturantëve, MAS ka vendosur që të rikthejë edhe një herë këtë formular. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla e cila ka raportuar në Komisionin Parlamentar të Arsimit. Sipas saj, aktualisht të gjitha universitet janë duke iu nënshtruar një procesi vlerësimi në mënyrë që maturantët të dinë se cilat universitete të zgjedhin për të studiuar.