Ndeshja e javës së 26-të në Bundesligë mes Bochum dhe Eintracht Frankfurt është shtyrë me 50 minuta, kjo për shkak të një arsyeje të çuditshme. E programuar për të filluar në orën 15:30 të kësaj të diele, dueli filloi me vonesë.

Tifozët e Eintracht Frankfurt kishin shpalosur banderolat gjigante, duke zënë edhe pjesët e daljes së emergjencës në stadium, teksa nuk pranonin t'i largonin për minuta të tëra. Daljet e emergjencës për autoambulancë dhe zjarrëfikësen ishin të bllokuara dhe për këtë shkak sfida u shty.

Autoritetet dhe organizatorët bindën tifozët miq dhe ndeshja nisi me 50 minuta vonesë. Kjo duket një shenjë proteste nga ultrasit për shkak të çmimeve të larta të biletave.