Në të vërtetë nuk ka një domethënie specifike, është thjeshtë vetëm një preferencë e fotografëve.
“Besoj se e shohin si një foto ikonë, si diçka që ndoshta mund të shitet. Nuk besoj se është diçka që atletët dëshirojnë vetë që ta bëjnë”, është shprehur David Wallechinsky, president i Shoqatës Ndërkombëtare të Historianëve Olimpikë.
Ndër kampionët olimpikë të cilët kanë kafshuar medaljen, pasi e kanë marrë është edhe xhudisja kosovare Majlinda Kelmendi.
Redaksia Online
XH.M/Shqiptarja.com