Një rrotull sushi nuk është vendi i parë ku njerëzit kërkojnë të shohin art, megjithatë për shefen e guzhinës Takayo Kiyota orizi dhe frutat e detit janë shndërruar në telajon e saj. Ajo ka krijuar më shumë se 200 dizenjo të ndryshme me të cilat mbush rolet e sushit. 
Ajo tregon se fillimisht u frymëzua sepse donte të krijonte diçka ndryshe, pasi të gjithë në Japoni kanë oriz dhe fruta deti në shtëpitë e tyre, dhe detyra e saj ishte të ofronte diçka më tepër. 

sushi

Dizenjot variojnë nga fytyra të thjeshta që buzëqeshin, në imitime të pikturave të famshme, e deri në dizenjo që ndryshojnë ndërsa ndahen në copa. 

Por përveç dizenjove Kiyota shpjegon se edhe shijet ndryshojnë në varësi të pikturës që formon në brendësi të rrotullave të sushit, në bazë të ngjyrave dhe produkteve të ndryshme që ajo përdor për t’i formuar ato. Ndaj secilën prej dizenjove mund ta shohësh me një perspektivë ndryshe, të cilën e shijon dyfish, duke e parë dhe duke e ngrënë. 

sushi

Megjithëse një art që vetëm Kiyota e zotëron deri më tani në Japoni, ajo nuk tenton ta mbajë sekret këtë aftësi, madje ka krijuar një libër dhe mëson shumë aspirantë të tjerë për të zotëruar aftësinë e të krijuarit të këtyre kryeveprave, sa të bukura aq dhe të shijshme. 

Një klient shprehet se i duket vërtet intersante fakti që do të shijojë një vepër për syrin dhe për stomakun, dhe ndonëse i vjen keq ta hajë s’mundet t’i rezistojë aromës së këndshme të ushqimit. 

sushi

Redaksia Online
(Gre.M/F.I/Shqiptarja.com)