Ish deputetja e PS-së Arta Dade, e njohur edhe si kritike e fortë e kryeministrit Edi Rama ka folur një ditë pas zgjedhjeve lokale dhe mbi situatën brenda Partisë Socialiste. “Ndjehem mirë personalisht që i kam kërkuar të largohet.

Keqardhje për një forcë politike që ka pranuar të ulë zverkun nën këmbën e Edi Ramës e të Rilindjes që sollën në PS vese e praktika nga të cilat ne bënim kujdes të mbroheshim ndaj kundërshtarit. Ata që janë konformuar me të në një shkallë më të vogël kanë ngritur nepotizmin në sistem, kanë pranuar eliminimin e garës në parti, kanë heshtur për interesat e tyre meskine.

Socialistët e sakrificës nuk kanë lidhje me asgjë që trupëzohet tek Edi Rama” shkruan Dade.