Arta Dobroshi: “Emocionet që përjetova në Berlinale”

Arta Dobroshi: “Emocionet që përjetova në Berlinale”
E reja Arta Dobroshi nxori më të mirën e saj, me një fustan të stilit si Angelina Jolie. Takat e zeza me platformë të lartë ishin zgjedhja e saj. Në mesin e javës së modës 2013, mes çmimeve Grammy dhe Bafta, patëm edhe Festivalin e Filmit në Berlin. Jeni gati për disa pamje mahnitëse nga tapeti I kuq?

Shihni ato dhe votoni për të preferuarën tuaj”, kështu komenton prestigjiozja e “Show biz”-it revista “Glamuor”, në numrin e saj të radhës ku ka vendosur mes divave të kinematografisë botërore dhe aktoren kosovare tashmë me fame ndërkombëtare, Arta Dobroshi, e cila rrëmbeu një çmimin prestigjioz “Shoting Stars 2013”, në festivalin e Filmit në Berlin të Gjermanisë.

Çmim ky që iu dha mes aktoreve të reja evropiane pak ditë më parë në Festivalin e Filmit zhvilluar në Berlin të Gjermanisë. Aktorja nga Prishtina u shfaq më sharmante se kurrë, veshur me një fustan të zi, tip bust, të gjatë shoqëruar me pjesëza tantell, i gjerë e goxha i hapur në pjesën e poshtme, realizuar nga stilistja nga Kosova Krenare Rugova.

Me flokët flokët të mbledhura topuz, me këpucë të zeza e të larta, më sharmante se kurrë, aktorja shqiptare ka mundur të rrëmbejë vëmendjen e producentëve, fotografëve dhe mediave atje, e sigurisht për atë çka bëri kaq bujë një çmim prestigjioz në botën kinematografike ndërkombëtare.

Në faqen e internetit ku lexues të ndryshëm ftohen të votojnë aktoren e tyre më të preferuar shohim se Arta Dobroshi ka marrë një numër mjaft të konsiderueshëm votash dhe renditet në vendin e pare. Fill pas Berlinales në një emision në TV e Kosovës (RTK) Dobroshi u shpreh:

Arta sapo jeni kthyer nga “Berlinale 2013” na e përshkruaj pak eksperiencën tuaj në “Shorting Stars”?

Sapo mora vesh që revista “Glamour” e Amerikës më kanë nominuar në aktoret që janë veshur më bukur gjatë Berlinales. Jam ndier shumë bukur. Kam kaluar shumë mirë dhe veçse jam kënaqur. Dua me i thënë publikut se gjithçka e kam bërë për ata.Po ashtu dhe njerëzit e mi që kam takuar, emocionet që kam ndier kur e kam marrë këtë çmimim kanë qenë shumë të mëdha. Ka qenë një ndjenjë e mirë. M`u kujtua koha e viteve 99’ dhe u emocionova shumë. U ndieva shumë mirë sidomos kur thërritën Arta Dobroshi nga Re publika e Kosovës. Është një ndjenjë e mirë tu tregosh njerëzve ja ç’jemi ne shqiptarët. Më janë mbushur sytë me lot, kur thërritën emrin dhe përmendën Kosovën.

Në këtë moment që ne po flasim përqindja ka shkuar 43%.

O sa mirë më vjen shumë mirë. Do të përfitoja nga ky rast t’u them të gjithëve të votojnë tek ajo faqe në mënyrë që të shtohen sa më shumë vota dhe emri i Kosovës të përmendet edhe më shumë. Është diçka e madhe të nominohesh në pesë veshjet më të mira. Imagjino sa herë përmendet Arta përmendet Kosova.



Si është të parakalosh në tapetin e kuq ku parakalojnë yjet e botës diçka më shumë rreth këtij eventi?

Se di për mua është qejf. Vjen me një makinë, dikush çel derën dhe momentin kur del prej makinës përpara ke 500 fotografë që thonë kthehu këndej apo andej. Bërtasin me të madhe. Në tapetin e kuq ndihem shumë rehat, jam si në familje dhe gjithçka bëj unë me to është e lirshme. Unë flas me ta dhe ndihem diva. Por është dhe ftohtë. Ajo që ta krijon ndjenjën familjare duket normale nga sjellja e tyre si staf. Unë kënaqem pa masë edhe pse ka pak stres.

Është kënaqësi të vlerësohesh mes 10 aktorëve më të mirë të rinj Evropianë?

Është perfekt se bëhet selektimi prej 30 e ca shteteve. Çdo shtet zgjedh një kandidat dhe mandej nominimi dhe shpërblimi, prej një jurie tepër profesionale prej emrave të njohur italianë, francezë dhe gjermanë. Në fakt e kam pas mendjen për të qenë pjesëmarrëse prej më herët tek “Shorting stars”. Kur mbërrita në avion në Prishtinë të gjithjë më flisnin më njihnin, dhe unë i thashë: “Po unë jam “Shoting Stars”

Arta sa mendon se iu ndihmon aktorëve të rinj ky çmim prestigjioz i dhënë në “Berlinale”?

Shumë. Aktorët dhe gjithë kjo vëmendje i shkon popullit, vendit tënd. Të gjithë përmendin Kosovën dhe krijohet një imazh tjetër. Arta aktorja, nga Kosova, çfarë reklame, dhe imagjino të gjithë investitorët janë të presdispozuar të jenë të pransihëm. Kudo flitet për ty, për vendin tënd. Krejt Amerika, Anglia, Franca, Gjermania, vijnë vetëm për ty. Është perfekte, agjentët e casting, vijnë për ty sillen rreth teje.



Në tapetin e kuq, ke pasur rastin të takosh aktorët e ndryshëm, cila është përshtypja jote për ta?

Po defenitivisht më duken njërëzit sa më të mëdhenj dhe të suksesshëm aq dhe më normal janë në sjellje dhe komunikim. Kjo gjë më bën shumë përshtypje. Janë kaq të mirë kaq të sjellshëm dhe kaq të komunikueshëm saqë ty të duen perfektë.

Ky festival është në të preferuarit e tu?

Më i preferuari jo por dua të them se “Berlinalja”, është një ndër më të preferuarit dhe të rëndësishëm. Nuk është aty afër me “Oscar” nuk ka shkëlqimin e tij por është shumë i preferueshëm.



Në Berlinale 2013 dhe Sabrina Alimani

Në “Berlinale 2013” mësohet se ka qenë dhe aktorja 16 vjeçare Sabrina Alimani, (vajza e regjisorit të njohur Bujar Alimani) e cila ka konkurruar me filmin “The Daughter” (bija) e regjisorit grek Thanos Anastopoulos.

Kjo është hera e dytë që Alimani shkon në “Berlinale”. Savina jeton në Athinë prej shumë vitesh, ka interpretuar që në moshën 5 vjeç. Ajo është angazhuar në filma me metrazh të shkurtër e të gjatë grekë, ku spikat portreti i veçantë dhe interesant.



“Pothuaj triller, e cilësoi filmin e tij (bija), regjisori Thanos Anastopoulos duke folur në një klimë tepër të nxehtë publikut, ...e rrallë për “Berlinalen” që nuk donte të braktiste sallën pas fundit të filmit”. E ndërsa, kritiku Joe Walsh, u shpreh pas prezantimit të filmit të Limanit:



“Çfarë është më shumë, performanca qendrore e Alimanit, është absolutisht e gozhduar nga fillimi në fund, sytë e saj gjithnjë të lodhur duke folur për dhimbje përtej viteve të saj, duke plotësuar deklaratat zhgënjyese të tilla si, “Nuk ka monsters, vetëm njerëzit, njerëzit e keq.”

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

7/4
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani