Lidhur me çështjen detare mes Shqipërisë e Greqisë, ku Athina kërkon të zgjerohet me 12 milje drejt ujërave tona, juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se në këmbim vendi ynë duhet të kërkojë bashkimin me krahinën e Çamërisë.

Në një lidhje për emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, Spahiu tha se nëse Greqia do të kishte të drejtë të zgjerohej me 12 milje, do e kishte dërguar prej kohësh çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare.

“Greqia këto 12 milja ka 12 dekada, 12 vite, 120 vite që pretendon. Ndoshta ka ardhur koha që ne ta vëmë në axhendë, por me një kusht, që të diskutohet në këmbim marrja e Çamërisë. 12 milje mund t’i tolerohen vetëm nëse vihet në diskutim këmbimi i territoreve. Të merret krahina e Çamërisë dhe ndoshta tolerohen nga 12, 6 milje. Sepse në diplomaci dhe politikë mundet të diskutosh vetëm mbi terma të pretendimeve në radhë të parë historike, mbi identitetin e një kombi, mbi të gjithë aspektet që kanë qenë ndryshimi i kufijve, deri te shpallja e gjendjes së luftës me Shqipërinë dhe pastaj të vihet te diskutimi i hapësirave detare. Nëse Greqia është e bindur se këto 12 milje i takojnë, do e kishte çuar këtu e 12 vite para çështjen në Gjykatë”, tha mes të tjerash Spahiu.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Nëse protesta nxjerr një kandidat për Tiranën, atëherë PD del e 3-ta ose 4-ta në rezultat