Arta Dobroshi në filmin 'Stray' në TIFF, artistja flet për Report Tv: Nacionaliteti i njerëzimit është gëzimi!

Filmi “Stray” me regji të Dustin Fenely prezantohet në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë. Në qendër të tij, janë dy personazhe të cilët krijojnë një lidhje intime mes tyre. Pasi kanë humbur vendin që u takon në shoqëri mbështesin njëri-tjetrin për të ecur përpara. Protagonistja e filmit (Grace) vjen nën lojën e artistes së njohur Arta Dobroshi, e cila për “Report Tv” rrëfen dashurinë e saj për filmin, edhe për njerëzit, kudo ndodhen

"Toka është një qytet i madh. Unë në Shqipëri ndihem si në shtëpinë time gjithkund ku jam në botë, se toka është një qytet i madh. Veçse në Shqipëri ndihem shumë rehat, se kam pasur gjyshen nga Tirana. Këto ditë që po eci rrugëve, po e ndihej rrugën gjithkund prezencën e saj, që është me mua."-ka thënë ajo.

Për Dobroshin ky film është filmi i dashurisë. Por, ajo nuk heq dorë as nga mbrojta e zërit të emigrantëve

Unë flas kur e ndiej. Ajo që është me rëndësi që e them unë, është që për çdo njeri në botë ti këtu, apo iku tjetër, më së pari jemi në tokë, automatikisht e shikojmë se jemi nga vendi i njëjtë. Unë jetoj në tokën e quajtur toka, se kështu nuk ke dallim nga dikush që është në Amerikë, Francë, Rusi, Kosovë apo në Shqipëri. Shikon se si të gjithë njerëzit janë të mirë edhe ta duan të mirën. Kështu kthehesh tek e mira dhe tek ajo gjë që e kemi të përbashkët, që jemi njerëz dhe jetojmë në planetin e njëjtë që udhëtojmë bashkë. Kjo të bën që të ndihen mirë ngado.

Arta Dobroshi, aktore

Udhëtimet dhe ngjarjet që ka përjetuar në Luftën e Kosovës Arta Dobroshi, bëjnë që botëkuptimi i artistes për jetën të jetë i gjerë

Të dyja udhëtimet edhe lufta ka ndikuar. Është shumë interesante se kur kalon në disa momente shumë të vështira, ke një perspektive ta hapur në atë që mendon. Sa më shumë periudha të vështira që kalon, sheh sesa të mirë janë njerëzit dhe sesa të mirë jemi dhe që krejt duam të njëjtën gjë, që është në fund të fundit të jemi të gëzueshëm. S’ka lidhje çfarë do, por do të jesh i gëzueshëm. Nacionaliteti i krejt njerëzimit do të jetë gëzimi, ai është i përbashkët s’do të ketë më kufij. Pyetjet, nga je edhe ku po jeton nuk do të  ekzistojnë më pas 50 viteve.

Arta Dobroshi, aktore

Aktrimi është pasioni i saj, sepse për të kinematografinë është art demokratik

"Unë s’mund të flas për kinematografinë në Shqipëri apo Kosovë, por mund të them se filmi është art demokratik. Gjithkush mundet që të bëjë një film, duke xhiruar me atë që do. Edhe atë produkt e dërgon në festival, s’ka lidhje se çfarë po xhiron apo buxheti, por ka lidhje ngjarje përballa. Është profesion edhe art demokratik. Më së pari duhet që të mbështetësh veten, është mirë që të përkrahet se është pasuri e shtetit, arti është pasuri dhe si e tillë duhet që të vlerësohet."-ka thënë Dobroshi.

Arta Dobroshi në vitin 2008 depërtoi në Festivalin e Kanës me filmin “Heshtja e Lornës”. Filmi u vlerësua për skenarin më të mirë në Kanë. Dobroshi është nominuar, si aktorja më të mirë në Çmimet Evropiane të Filmit. Ka fituar çmimin “Barbara Tipple Best Actress Award” për rolin e saj në filmin “Three Worlds” etj.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ U plagos me thikë pas shpine pas sulmit nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë

Greqi/ U plagos me thikë pas shpine pas sulmit nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë